Demokracia, Shqipëria bën përmirësim! The Economist: Një nga 10 performuesit më të mirë në 2022

vovalbania February 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Demokracia, Shqipëria bën përmirësim! The Economist: Një nga 10 performuesit më të mirë në 2022

Shqipëria është përmirësuar për të tretin vit radhazi në Indeksin e Demokracisë, duke u vlerësuar si një nga 10 performuesit më të mirë në vitin 2022, e publikuar nga revista e njohur The Economist.

Raporti i The ekonomist për indeksin e demokracisë gjatë vitit që kaloi e rendit Shqipërinë në vendin e 64 nga vendi i 68, që ishte në vitin 2021 dhe 71 në 2020-n.

Më mirë në rajon vijon të mbetet Mali i Zi në vendin e 61 ndërsa është përkeqësuar Serbia, që zbriti në vendin e 68. Maqedonia është përmirësuar me një pikë, duke u ngjitur në vendin e 71.

Demokracinë më të ulët në rajon e ka Bosnjë-Hercegovina, në vendin e 97 ndërsa Kosova nuk përfshihet në këtë renditje. Indeksi i Demokracisë bazohet në pesë kategori: procesi zgjedhor dhe pluralizmi, funksionimi i qeverisë, pjesëmarrja politike, kultura politike dhe liritë civile.

Bazuar në rezultatet e tij në një gamë të indikatorëve brenda këtyre kategorive, secili vend më pas klasifikohet si një nga katër llojet e regjimit: “demokraci e plotë”, “demokraci me probleme”, “regjim hibrid” ose “regjim autoritar”.

Në 2021, vendi ynë hyri për herë të parë në grupin e dytë të vendeve të ashtuquajtura demokraci me probleme ku zgjedhjet janë të lira dhe ka të drejta civile, por ka probleme si liria e medias apo ndrydhja e opozitës dhe krizës.

Më herët, Shqipëria renditej në grupin e tretë të vendeve me demokraci hibride. Në vitin 2022, rezultatin më të lartë Shqipëria e ka në treguesin e lirive civile me 7.35 pikë.

Treguesi i dytë me pikëzimin më të lartë është procesi zgjedhor dhe pluralizimi 7 pikë, i ndjekur nga funksionimi i qeverisë 6.43 pike dhe kultura politike 6.25 pike.

Treguesi me rezultatin më të dobët është ai i pjesëmarrjes politike, me vetëm 5 pikë. Ndërkohë në raport theksohet se demokracia ne rang global ka shume pak përparim. Sondazhi vjetor vlerëson gjendjen e demokracisë në 167 vende në bazë të pesë treguesve.

Sipas raportit, pothuajse gjysma e botës jeton në një lloj demokracie, ndërsa më shumë se një e treta jeton nën sundim autoritar.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47632 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE