Dështoi seanca paraprake për inceneratorin e Elbasanit, gjyqtari nuk dha vendim!

vovalbania February 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dështoi seanca paraprake për inceneratorin e Elbasanit, gjyqtari nuk dha vendim!

Edhe në procesin për inceneratorin e Elbasanit, gjyqtari paraprak nuk mundi dot të japë një vendim në Gjykatën e Posaçme. Dështoi  për herë të dytë seanca paraprake në ngarkim të Lefter Kokës dhe të pandehurve të tjerë të arrestuar për inceneratorin e Elbasanit. Seanca e radhës do të mbahet më 9 shkurt, ora 09:00.

Ndërkohë, shkak për shtyrjen u bë mungesa e avokatëve mbrojtës të njërit prej të pandehurve. Prokuroria ka kërkuar që 10 të pandehurit, përfshirë ish-ministrin Koka të gjykohen për akuzat e korrupsionit, shpërdorimit të detyrës e pastrimit të parave. Një ditë më parë u shty për më 15 shkurt seanca e radhës ndaj ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka e 19 të akuzuarve të tjerë për inceneratorin e Fierit. Gjykata nuk arriti të shprehet për gjyqin paraprak, nëse do ta kalojë apo jo në shqyrtim themeli apo do ia kthejë pas aktet SPAK-ut që këmbëngul për një aferë 4 milion euro.

Gjyqtarja paraprake arriti deri te apeli i palëve, ku në seancën me dyer të mbyllura u kuptua se 7 shoqëri të akuzuara ende nuk janë njoftuar. Nuk iu gjetën adresat.

Deri tani, për të dyja dosjet e inceneratorëve, funksionarët më të lartë të dorëzuar nën akuzë janë Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit dhe Alqi Bllako ish-deputet e ish-Sekretar i Përgjithshëm. Akuzohen për korrupsion e pastrim parash.

SPAK-u thotë se po heton katër ministri, mes tyre të Financave. Pikërisht ky hetim është kthyer në kartën më të fortë të avokatëve pasi rezulton se ende nuk është thirrur Arben Ahmetaj. Emri i tij u ekspozua nga akt-ekspertizat si zyrtari që u pagua nga i akuzuari Klodian Zoto për udhëtime luksoze jashtë vendit.

Por, Prokuroria e Posaçme këmbëngul se po e heton rolin e Ahmetajt, ndonëse jo zyrtarisht shtohet se emri i tij nuk rezulton i regjistruar si i proceduar apo person nën hetim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47710 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE