Nderi që po i bën Luizi muzikës shqiptare

vovalbania February 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nderi që po i bën Luizi muzikës shqiptare

Luiz Ejlli është personi më i përfolur sot për sot në Shqipëri për shkak të strategjisë së ndjekur në Big Brother Vip deri më tani. Në çdo portal, apo media audiovizive është thyer rregulli që çdo media ka për të vënë në plan të madh materialet e veta televizive.

Tashmë në çdo program diskutohet për lojën e Luizit, dhe ecurinë e tij në Big Brother Vip deri më tani e cila pa dyshim nuk i ngjan asnjë edicioni të kaluar.

Ditën e djeshme në Big Brother Vip u zhvillua edhe një dasmë. Ishin pikërisht Kiara dhe Luizi të cilët u vetëofruan për të qenë nusja dhe dhëndri si çifti më potencial brenda shtëpisë që prej kohësh kanë shprehur edhe një pëlqim reciprok.

Çdo gjë i ngjasonte një dasme të vërtetë, me dyshen që u veshën si nuse dhe dhëndër nga stilistët më të mirë në kryeqytet, me anëtarët e tjerë të familjes, një vjehrrë që nuk e do nusen edhe aq shumë, apo të ftuarit e pakënaqur që duan të gjejnë defekte edhe në ditë të tilla të gëzueshme.

Ai që ndezi atmosferën ishte këngëtari i njohur Altin Shira. Ishte Luizi ai që e kishte kërkuar prej më shumë se një muaji që Altini të vinte në shtëpinë e Big Brother Vip për të performuar për publikun.

Hyrja e tij në shtëpinë e Big Brother na riktheu pas në kohë në disa nga këngët e tij të bukura të cilat ishin shumë të preferuara disa vite më parë. E ajo që vihet re në tregun e muzikës kohët e fundit, është muzika e tillë nuk vlerësohet më duke i lënë vend hiteve të momentit pa shumë tekst.

Pas kaq kohësh një fenomen televiziv i cili është bërë kaq popullor në rrjetet sociale u risolli edhe njëherë dëgjuesve muzikën e mirë shqiptare që duket se këtë vit do të dëgjohet dhe ridëgjohet me në sfond dasmën e vitit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45348 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE