“Një rrëmujë e vërtetë…”, çfarë po na paralajmëron Rina Balaj?

vovalbania February 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Një rrëmujë e vërtetë…”, çfarë po na paralajmëron Rina Balaj?

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it, por pak muaj më parë dyshja deklaruan ndarjen.

Rina ka disa kohë pa publikuar asnjë projekt të ri muzikor ama gjithmonë na ka treguar se është duke punuar për to. Mesa duket pritja mbaroi e vetëm pak më parë bukuroshja na ka treguar se kënga e saj e re do të publikohet shumë shpejt. Këtë na e ka bërë të ditur vetë këngëtarja me anë të disa fotove të postuara në Instagram, ku mesa kemi kuptuar janë pjesë të videoklipit të këngës dhe na ka treguar gjithashtu se do të publikohet në datën 10 shkurt.

Një tollovi (rrëmujë) e vërtetë
Më 10 shkurt del kënga 

E teksa tanimë Rina dhe SinBoy kanë vazhduar jetën e tyre si private ashtu edhe atë profesionale, Rina vazhdon të jetë shumë aktive në rrjete sociale. Para pak ditësh bukuroshja festoi ditëlindjen e saj dhe mbushi plot 24 vjeçe. Në atë ditë kaq speciale për artisten, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një surprizë ku lajmëroi se do të publikojë projektin e saj më të ri muzikor. Subjekti i këngës? Ditëlindja dhe se si Rina në këtë rast dëshirën që shpreh kur fryn qirinjtë është të rikthehet me të.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45374 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE