Seanca plenare drejt fundit/Përshpejtohet votimi, opozita me bilbila ende në foltore/Rama: Po tentohet manipulimi me çështjen McGonigal!

vovalbania February 02, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Seanca plenare drejt fundit/Përshpejtohet votimi, opozita me bilbila ende në foltore/Rama: Po tentohet manipulimi me çështjen McGonigal!

Me opozitën që prej rreth dy orësh nuk e lëshon foltoren në një seancë të shënuar nga tensione e debate, ashtu si më 26 janar, dështoi interpelanca me kryeministrin Rama e kërkuar nga grupi Alibeaj për çështjen McGonigal. Shefi i qeverisë ia delegoi ministres Spiropali përgjigjen e pyetjeve, por demokratët nuk pranuan. Tensionet kulmuan me përjashtimin nga seanca të Gazment Bardhit, i cili iu referua kryeparlamentares Nikolla si “kukull e Ramës”.  Nikolla iu përgjigj:

Ju tërheq vërejtje për fyerje. Do të kaloni për përjashtim… jeni i përjashtuar z.Bardhi. Kukull jeni ju, madje shumë interesante!

Më pas, Nikolla hodhi në votim kërkesën e kryetarit të grupit socialist, Taulant Balla për ndërprerjen e diskutimeve në Kuvend e kalimin në votim sipas Rregullores.

Me deputetët e opozitës në foltoren e Kuvendit, u bë votimi i projektligjeve në rend dite, ndërsa Berisha, Noka, Spaho, Paloka e Këlliçi nuk ishin të pranishëm, si të përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi lidhur me zhvillimet e seancës së kaluar.

Balla përsëriti se nuk ka asnjë akuzë dhe tha:

Tregoni gjykatën dhe fshiheni pas gishtit. Halli juaj nuk është McGonigal, por çështjet që lidhen me Shqipërinë. Jeni duke zbatuar symbyllurazi porositë e non gratës suaj nga SHBA dhe Britania. Kjo nuk është salla ku bëhet vetëgjyqësi!

Ndonëse jo i pranishëm në sallë, kryeministri Rama reagoi në rrjetet sociale për zhvillimet në Kuvend, duke i cilësuar “shpifje ekstreme” akuzat e opozitës. Sipas tij, synohet manipulimi i opinionit publik për një çështje të hetuar nga drejtësia në Amerikë.

Një abuzim total me lirinë e fjalës, me të vërtetën, me publikun, në një dëshpërim total moral, politik, elektoral, ku me shpifje ekstreme synohet manipulimi i opinionit me një çështje të hetuar nga drejtësia amerikane që ka shkuar në gjykatë e që s’ka asnjë lloj lidhje me ne këtu.

Kush i ka dy fije mend e kupton se ç’është e tërë kjo histeri vetëgjyqësie politike e mediatike, mbi një gjyq në Amerikë për një zyrtar të FBI të cilin drejtësia e nongratave këtu pretendon se është korruptuar nga unë, ndërkohë që drejtësia amerikane s’ka asnjë akuzë a pretendim. Kjo është një tallje e madhe dhe e shpifur e politikës pa din e as iman me ata që i shkojnë mbrapa kësaj politike figurash të diskredituara, të cilët duan të mbulojnë diellin me shoshë, ndërkohë që marrëdhëniet tona me SHBA dhe institucionet amerikane janë më të forta se kurrë.

Më herët, tensionet çuan në dy ndërprerje të seancës plenare brenda dy orëve. Po ashtu, pati edhe deputetë të opozitës që i ranë bilbilave!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE