Sëmundjet që njerëzit më së shumti kërkojnë në Google!

vovalbania February 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sëmundjet që njerëzit më së shumti kërkojnë në Google!

Shumë njerëz kërkojnë përgjigje për simptomat dhe sëmundjet në internet. 3 nga më të kërkuarat janë simptomat e pneumonisë, dhimbje në pjesën e poshtme të barkut dhe simptomat e shtatzënisë/mungesa e simptomave Simptomat e penumonisë ju mashtrojnë lehtësisht. Zakonisht shkaktohen nga bakteret, viruset ose, më rrallë, kërpudhat. Në varësi të mikrobeve që e shkaktojnë, ajo ndahet në pneumoni të fituar nga komuniteti dhe infeksion të fituar nga spitali.

Dhimbja në pjesën e poshtme të barkut është në simptomë që mund të “fsheh” shumë shkaqe dhimbjeje. Dhimbja në pjesën e poshtme të barkut është një nga simptomat më të shpeshta që i çon gratë tek gjinekologu, me një frekuencë prej 38/1000 gra të moshës 15-70 vjeç. Kjo është një simptomë që ndikon ndjeshëm në jetën e përditshme të grave. Arsyet kryesore janë zakonisht të natyrës gjinekologjike nga vezoret apo mitra dhe trajtimi më i duhur është ai që vjen nga mjeku juaj.

Çdo grua është e ndryshme, kështu që simptomat apo jo të shtatzënisë ndryshojnë sidomos në muajt e parë. Treguesi më i besueshëm i shtatzënisë është mungesa e menstruacioneve. Nëse periodat tuaja janë vonë, mos e merrni si të mirëqenë. Bëni një test shtatzënie. Sigurisht që mungesa e simptomave është shpesh mashtruese, por prandaj takimi me gjinekologun dhe analizat e detajuara të cilave ai do t’ju drejtojë do t’ju sqarojnë gjërat dhe tashmë do të dini se çfarë të bëni.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47853 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE