Sërish kaos në Kuvend, opozita bllokoi foltoren/Kërkoi mocion me debat me Ramën për McGonigal! Kërkesa shqyrtohet pas 3 ditësh!

vovalbania February 02, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Sërish kaos në Kuvend, opozita bllokoi foltoren/Kërkoi mocion me debat me Ramën për McGonigal! Kërkesa shqyrtohet pas 3 ditësh!

Tensione edhe në seancën e sotme plenare ku mungon kreu demokrat Berisha i përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi bashkë me deputetët Flamur Noka, Edmond Spaho, Edi Paloka e Belind Këlliçi për sjellje të pahijshme dhe jo etike duke penguar zhvillimin e rregullt të seancës plenare të 26 janarit. Foltorja është bllokuar sërish nga të tjerë deputetë të opozitës, të njohur si të afërt me Berishën. Për çështjen McGonigal kërkojnë mocion me debat me shefin e qeverisë.

Fillimisht, foli Luçiano Boçi duke kërkuar marrjen nën hetim të kryeministrit Rama se sipas tij, “korruptoi një prej niveleve më të larta të FBI-së, Charles McGonigal”.

Dorëheqja e Ramës është akti më i vogël që mund të bëhet pas cënimit të interesave kombëtare. Nëse Rama paguan agjentë të FBI-së, i korrupton, edhe ky Parlament është i korruptuar pas kërcënimeve e dhunës që ushtrohet për të na hequr fjalën. Kërkesa jonë: mocion me debat me autorin e krimit të eleminimit të opozitës, akt tradhëtie kombëtare. Rama kërkon eleminimin e sistemit politik, demokratik e vendosjen e regjimit, duke eleminuar opozitën. I vetmi kryeministër që korrupton kryeministra.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla dha urdhër për fikjen e mikrofonit se sipas saj, “deklarata e tij nuk kishte lidhje me procedurën”. Reagimi i opozitës ishte i menjëhershëm duke bllokuar foltoren. Më tej, Boçi u lejua sërish të fliste dhe tha se “Rama ka cënuar marrëdhëniet historike mes Shqipërisë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

I vetmi kryeministër që ka cënuar marrëdhëniet historike mes Shqipërisë dhe SHBA-ve. Për këtë gjë, duhet të vijë këtu e të dalë me pranga në duar nga ky Parlament. Në grand juri, emri i këtij kryeministri përmendet 14 herë, është marrë nën hetim dhe në drejtësinë shqiptare duhej të merrej i pandehur. U kap duke korruptuar një prej figurave të inteligjencës amerikane. Ku jeni ju, ku e keni kryeministrin? Pse s’e ngrini zërin?

Edhe deputeti tjetër demokrat, Gazment Bardhi i bëri thirrje kryetares së Kuvendit të mos miratojë procesverbalin e seancës së sotme, por t’i jepet e drejta opozitës të diskutojë.

Vetëm nga frika që kryeministri juaj të përballej me opozitën, seancën e kaluar i hoqët të drejtën e fjalës 54 deputetëve të opozitës. Sipas rregullores së Kuvendit, nëse në seancë shkaktohet kaos, drejtuesi pezullon seancën. Nëse kaosi vazhdon, ndërpritet seanca dhe vijon rendi i ditës në seancën e radhës. Keni vrarë parlamentarizimin. Eshtë përgjegjësia juaj, mos u bëni përgjegjëse për të mbrojtur Edi Ramën, mos e fshihni, silleni këtu! Mos e kalo proces-verbalin, anulo ligjet e miratuara seancën ekaluar, të diskutojmë mbi ato ligje. Nuk mund të bëhet kjo!

Pavarësisht pretendimeve të opozitës, Kuvendi miratoi procesverbalin, ndërsa kërkesa e opozitës për mocion me debat do të shqyrtohet në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve pas tre ditësh.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45297 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE