Shqipëria U17, ndryshon agjenda e dy miqësoreve ndaj Bosnjes

vovalbania February 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shqipëria U17, ndryshon agjenda e dy miqësoreve ndaj Bosnjes

Ekipi Kombëtar U-17, do të luajë dy takime miqësore ndërkombëtare në muajin shkurt kundër bashkëmoshatarëve të Bosnje Hercegovinës.

Trajneri i kuqezinjve, Ervin Bulku do të ketë në dispozicion për këto ndeshje lojtarët e vitlindjes 2006, ndërkohë që ka një ndryshim në agjendën e dy takimeve.

Fillimisht, dy federatat kishin rënë dakord që këto dy miqësore të luheshin në 14 dhe 16 shkurt, teksa pas një konsulte e një diskutimi të mëtejshëm u ra dakord që dy ndeshjet që do të zhvillohen në Shqipëri të luhen në dy data të tjera.

Takimi i parë është planifikuar të zhvillohet në 15 shkurt, duke nisur në ora 15:00 në stadiumin ‘Niko Dovana’ në Durrës, ndërsa sfida e dytë Shqipëri U17 – Bosnje Hercegovinë U17 do të luhet në 17 shkurt, ora 11:30 në stadiumin kombëtar “Air Albania”, Tiranë.

Në të dyja takimet, Federata Shqiptare e Futbollit do të hapë dyert për të gjithë tifozët, për t’i dhënë sa më shumë mbështetje kuqezinjve të vegjël.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE