Nuk është i gjithë ‘sekreti’ tek temperatura e ambientit, elementët e tjerë që do të ngrohin shtëpinë tuaj!

vovalbania February 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk është i gjithë ‘sekreti’ tek temperatura e ambientit, elementët e tjerë që do të ngrohin shtëpinë tuaj!

Në këto ditë të ftohta të vitit çdokush nga ne dëshiron një shtëpi sa më të ngrohtë. Si fillim përdorni materiale të gjalla nga natyra. Parketi arrin ta ngrohë ambientin tuaj. Druri, qoftë ai i errët apo i çelët, e ngroh gjithashtu me shumë lehtësi shtëpinë. Veshjet me gur, argjilë, të pasuvatuar, argjilë të pjekur, etj, japin efekt shumë të ngrohtë. Dekorimi i mureve me materiale të buta, dru, tekstil, papiruse apo edhe me lule, e ngroh ambientin dukshëm. Dritaret me dru të vërtetë i japin tjetër jetë shtëpisë.

Ngjyrat vijnë pas ndriçimit. Për syrin e njeriut, ngjyrat më të ngrohta janë ato që i kujtojnë natyrën si e kafta, ngjyra e tokës, e gjelbra, ngjyra e jetës, portokallia, ngjyra e vjeshtës. Ndërthurni herë pas here të verdhën, të bardhën, madje edhe blunë. Ndriçimi duhet të jetë sa më i ngrohtë. Zgjidhni llamba me ngjyrë të ëmbël për syrin. Evitoni dritat blu dhe bëni kujdes edhe me të bardhat. Abazhurët të vendosur mbi komodinë, tavolinë, bibliotekë, kënd edhe tualet e ngrohin shumë shtëpinë.

Zgjidhini abazhurët me veshje bio si tekstil, letër, kashtë, biofibra. Piketoni orendi me material natyrale, dru, lëkurë, tekstile, kashtë. Qëndroni sa më pranë artizanales dhe natyrës. Përdorni tapete, sixhade, qilima, të cilët ju mbajnë ngrohtë edhe këmbët. Përdorni materiale që ju mbajnë ngrohtë gjatë qëndrimit në kolltuk si gëzofët, leshin, materialet e buta prej fibre. Përdorni perde të bollshme e të derdhura.

Një oxhak me prush të vërtetë i jep tjetër dimension ngrohtësisë së ambientit. Pozicionojeni oxhakun aty ku mund ta shfrytëzoni më shpesh dhe mos harroni se aroma e tymit të drurit e ngroh shtëpinë dhe nga jashtë. Ah dhe mos harroni muzikë me tinguj ambienti dhe aromatikë bimorë. Orenditë krijojnë kujtime, emocione, identitet, ndjesi të ngrohtë e mikpritëse.

Nëse keni ndonjë mobile nga shtëpia e vjetër, një sënduk apo makinë qepëse të vjetër, herë pas here do t’ju dhurojë kënaqësi. Përdorni vepra arti, si vazo qeramike, skulptura druri, guri, bronzi edhe porcelani. Ekspozoni piktura me gamë të ngrohtë ngjyrash e korniza druri të plota. Mund të tentoni edhe korniza të bardha. Një vegël muzikore diku në një kënd të shtëpisë ose një bibliotekë i jep më shumë vlerë dekorit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48426 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE