Pas “martesës”, Luizi dhe Kiara bëjnë planet për jetën jashtë!

vovalbania February 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas “martesës”, Luizi dhe Kiara bëjnë planet për jetën jashtë!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Pas martesës së improvizuar në shtëpi, ku Luizi dhe Kiara shkëmbyen puthjen e parë, dyshja ka biseduar edhe për bashkëjetesën, kur ata të dalin nga shtëpia e Big Brother Vip. Luizi e pyeti Kiarën se ku do dëshironte ajo të jetonin, pas daljes nga Big Brother. Kiara u shpreh se ajo do të donte që të mos lëvizte nga rruga “Myslym Shyri” dhe Luizi i tha që nuk është problem për të, mjafton të qëndrojnë bashkë.

Kiara: Ta provojmë njëherë bashk jasht

Luizi: ku do jetojmë në “Myslym Shyri”

Kiara: ku të na dojë qejfi

Luizi: ku do ti?

Kiara: në “Myslym Shyri” nuk lëviz dot nga atje…

Efi ka treguar se është një vajzë shumë e rezervuar, të paktën sa i përket jetës së saj private. Edhe pse një ose dy herë ka përmendur faktin që është e lidhur me dikë jashtë, Efi nuk ka dhënë më tepër detaje. Ndonëse Luizi e ngacmoi disa herë, që ajo të tregonte diçka më shumë, ishte e kotë. Efi nuk ndau me Luizin dhe Nitën asnjë detaj të tij, përveç faktit që është njeri i qetë dhe se nxjerr më të mirën e saj. Më herët ajo ka thënë se i dashuri i saj është ekonomist.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48216 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE