Çfarë po ndodh? Ledrin ‘e kap’ policia dhe Sara e filmon…

vovalbania February 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë po ndodh? Ledrin ‘e kap’ policia dhe Sara e filmon…

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit.

Por, përpos karrierës si artist edhe jeta personale e tij është shumë e përfolur. Artisti është babai i vogëlushes Poem dhe partneri i blogeres Sara Hoxha. Kjo e fundit nuk i kursen postimet me reperin, e pak më parë ka treguar një incident që ka ndodhur teksa ishin në makinë, ku mesa duket mund të kenë tejkaluar shpejtësinë duke i kapur radari dhe kështu i ka ndaluar policia.

Momentin kur Ledri është jashtë makine duke folur me policët, bukuroshja e ka filmuar dhe krahas ka shkruar:

Ledri, xhaxhi polici dhe radari

“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bëri bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i keni parë duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfiduan veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh që është kaq pranë.

Me llogaritjen e pikëve të jurisë dhe votave të publikut që kishin një peshë 50 me 50 fituese e këtij edicioni të “Dancing With The Stars” u shpall Sara Hoxha.

Mirëpo ashtu si në cdo garë e këtyre përmasave nga ana e publikut gjithmonë do të ketë komente si përkrahëse ashtu edhe negative. Lidhur me fitoren e kësaj të fundit, në rrjet pati dhe disa komente ku thuhej se fitorja iu dha Sarës për hir të partnerit të saj. Me një video të postuar para pak orësh në Instagram, bukuroshja ‘ia ka mbyllur gojën’ në mënyrën më të bukur me anë të një video shumë ‘funny’ të vogëlushes së saj Poem.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE