Melinda Ademi paralajmëron suprizën e saj për ndjekësit!

vovalbania February 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Melinda Ademi paralajmëron suprizën e saj për ndjekësit!

Melinda Ademi është padyshim një nga reperet më të komentuara dhe të pëlqyera të momentit. Këngët e saj sa provokuese aq edhe ‘të egra’ kanë arritur ta bëjnë Melindën një sensacion. E kaq shumë e pëlqyer nga ndjekësit padyshim që dhe vëmendja e dashuria e tyre ndaj saj është e madhe.

Duket se artistja ka vendosur t’i surprizojë ndjekësit e saj shumë shpejt me një tjetër projekt muzikor duke zbuluar kështu datë e publikimit dhe titullin e këngës. Teksa na ka treguar dhe një pjesë të ‘look-ut’ të shkëputur nga videoklipi i këngës, krahas Melinda ka shkruar:

08.02.2023 “Merre”

Padyshim si në çdo treg muzikor mes artistëve shpesh ka konflikte dhe së fundmi duket se një i tillë po ndodh mes Melindës dhe Kidës. E ftuar së fundmi në një emision në Kosovë, reperja u shpreh për këtë të fundit se kur e ka takuar Kida ka qenë shumë e ftohtë me të dhe për këë arsye janë bërë ‘unfollow’ në Instagram. Melinda gjithashtu u shpreh se stili i dikurshëm këngëtares i ka pëlqyer më shumë, ndërsa tani nuk është më e njëjta.

E pak ditë më parë teksa ka postuar disa foto ku shfaqet shumë provokuese në llogarinë e saj në Instagram, Kida duket se i është përgjigjur reperes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE