(VIDEO) Ngricë dhe acar/ Në këtë aks të vendit tonë dëbora shkon mbi 1 metër, ARRSH thirrje urgjente shoferëve

vovalbania February 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
(VIDEO) Ngricë dhe acar/ Në këtë aks të vendit tonë dëbora shkon mbi 1 metër, ARRSH thirrje urgjente shoferëve

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se në aksin Bogë-Theth, dendësia e dëborës ka arritur mbi  1 metër dhe për këtë po punohet për pastrimin e rrugës me borëpastruese dhe mjete të tjera.

ARRSH iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.

“Në Bogë-Theth po punohet për pastrimin e rrugës me borëpastruese dhe mjete të tjera. Dendësia e dëborës është mbi metër. Aksi është i hapur për qarkullimin.Për drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë aks rekomandohet përdorimi i gomave dimërore dhe pajisja me zinxhirë”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48238 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE