Gjermania në emergjencë për fuqi punëtore, por vonesat në vizat gjermane prishin punë!

vovalbania February 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjermania në emergjencë për fuqi punëtore, por vonesat në vizat gjermane prishin punë!

Në Gjermani, drejtuesja e Agjencisë Federale të Punës, Andrea Nahles dyshon në suksesin e ligjeve për emigracionin. Dyshimet i bazon në procedurat e gjata të dhënies së vizave në përfaqësitë gjermane jashtë vendit.  Për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung”, Nahles u shpreh se “nuk është e bindur që me këto propozime mund të arrihet numri i duhur i fuqisë punëtore”.

Socialdemokratja theksoi se ende ka shumë pika të vështira për t’u kaluar. Problem përbën edhe mungesa e personelit në zyrat e të huajve në komunat gjermane. Sipas vlerësimeve të ekspertëve, për shkak të ndryshimeve demografike, Gjermanisë i mungojnë mijëra punëtorë. Sipas të dhënave të Institutit për Studimet e Tregut të Punës dhe Profesionit, nevojiten rreth 400 mijë forca pune në vit për të përmbushur boshllëqet në tregun gjerman të punës. Po ashtu, ka mungesa për edukatore e punonjës socialë, si edhe në kujdesin shëndetësor.

Kritika konsullatave gjermane

Nahles kritikon konsullatat gjermane për pritjet disa mujore të emigrantëve potencialë për punë.

Ky është një diavantazh i ndjeshëm konkurrence kundrejt vendeve të tjera, në një kohë që ne me gjuhën tonë të komplikuar, gjithsesi jemi në disavantazh me vendet e botës anglishtfolëse.

Për të përshpejtuar procedurat tek përfaqësitë jashtë, shefja e Agjencisë Federale të Punës propozon të sqarohen vetëm çështjet që lidhen me sigurinë.

Forcat e punës mund të vijnë në Gjermani e të tjera çështje ligjore të sqarohen këtu.

Referuar zyrave për të huajt, Nahles mori si shembull disa lande si Bavaria apo Saar që kanë krijuar pika qendrore për punëtorët e huaj.

Këto rrugë mund t’i përshkojnë edhe lande të tjera. Përveç kësaj, Gjermania duhet të bëjë publicitet në mënyrë aktive jashtë vendit. Kjo nuk është detyrë e Agjencisë Federale të Punës. Për këtë nuk kemi as personel.

Në fund të nëntorit të kaluar, kabineti qeveritar gjerman miratoi projekt-draftin për ligjin e emigracionit të fuqisë punëtore. Ndër të tjera, parashikon “kartën e shanseve”, me të cilën mund të udhëtojë në Gjermani një fuqi punëtore potenciale, pa paraqitur kontratë pune nga jashtë. Përtej kësaj do të ulen kriteret për rrogën e lartë e do të lehtësohet njohja e kualifikimeve të huaja.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47712 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE