Shtohen divorcet! Në Vlorë, rritet dhe mosha e çifteve që ndahen

vovalbania February 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Elbasan, çdo ditë dy divorce! Pandemia dhe izolimi ndikuan negativisht

Në Vlorë numri i çështjeve për zgjidhjen e martesës është rritur. Të dhënat nga Gjykata e Vlorës tregojnë se në 2022-in ishin 530 çifte në proces divorci, rritje e ndjeshme nga një vit më parë.

Por cilat janë shkaqet që po prishin familjet në qytetin e Vlorës. Avokatët e çështjeve civile listojnë një sërë arsyesh, nga më banalet tek më madhoret.

Një tjetër trend në rritje që po përballet Gjykata vitet e fundit janë martesat fiktive vetëm për dokumente

Ndërkohë që fenomene si ushtrimi i dhunës ndaj bashkëshortes si nga burri po ashtu dhe nga nëna e bashkëshortit e cila është 85 vjeçe, janë fenomene qe vazhdojnë të jenë akoma në zona rurale të bashkisë së Vlorës. Sipas avokates Mone, mosha më e prekur nga divorcet është ajo 35-45 vjeç, por janë shtuar gjithashtu divorcet në moshë më të madhe, pra 55-60 vjeç.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE