Erdogan shpall shtatë ditë zie kombëtare për viktimat e tërmetit shkatërrimtar në Turqi

vovalbania February 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Erdogan: Besoj se Putin po kërkon fundin e luftës në Ukrainë!

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka shpallur ditë zie kombëtare për shtatë ditë deri në 12 shkurt. Nëpërmjet një postimi të bërë, Erdogan shkruan se flamuri turk do të ngrihet në gjysmështizë.

“Për shkak të tërmeteve që ndodhën në vendin tonë më 6 shkurt 2023, është shpallur zie kombëtare për shtatë ditë. Flamuri ynë do të ngrihet në gjysmështizë ditën e dielë më 12 shkurt 2023 në të gjithë vendin dhe në zyrat tona përfaqësuese të huaja”-shkruan Erdogan.

Një tërmet i fuqishëm 7.9 ballë ka goditur kufirin mes Turqisë jugore dhe Sirisë duke shkaktuar më shumë se 2500 viktima dhe mbi 9000 të plagosur. Lëkundjet që zgjatën më shumë se 2 minuta tronditën banorët pas orës 2 të mëngjesit të së hënës. Epiqendra ishte pranë qytetit të Gaziantep me thellësi rreth 7 km. Kjo ka shpallur gjendje emergjence në Turqi.

Liderët ndërkombëtarë janë bërë bashkë për t’iu gjendur pranë Turqisë dhe Sirisë dhe për t’i ofruar ndihmë. Ndërkohë që dy tërmete të tjera shumë të fuqishme janë regjistruar në Turqinë qendrore, të magnitudave 7.5 dhe 5.9 të shkallës Rihter. Qendra e këtyre dy pasgoditjeve ka qenë në Elbistan, pak më shumë se 125 kilometra në vijë ajrore nga Gaziantep.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45348 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE