Historia e syzeve ikonike “Ray-Ban”, ata që dëmtojnë emrin e markës gjobiten dhe burgosen deri në 20 vjet!

vovalbania February 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Historia e syzeve ikonike “Ray-Ban”, ata që dëmtojnë emrin e markës gjobiten dhe burgosen deri në 20 vjet!

Marka e njohur e syzeve “Ray-Ban” feston këtë vit 93-vjetorin, duke u kthyer në një prej simbolet më të rëndësishme të modës. Teknologjia e këtyre syzeve ka qenë gjithmonë unike. Syzet e para “Ray-Ban” nuk ishin për përdorim të gjerë. Në vitin 1930, aviacioni amerikan u kërkoi prodhuesve të optikës të krijonin një pale syze që do të mbronin sytë e pilotëve amerikanë nga dielli, model i cili u quajt Aviator. Në ato kohë këto syze ishin të kufizuara vetëm për aviatorët dhe nuk shiteshin në treg masivisht.

Ajo që i ka bërë syzet ikonike kaq të dashura është fakti se ato kanë thjerrëza të pabesueshme me ngjyra të ndritshme, të qarta dhe një veshje speciale antireflektuese. Përkundër kornizës së hollë, ato kanë 7 shtresa me fibra karboni, duke bërë që pesha e tyre të jetë shumë e lehtë dhe i bën shumë praktike. Zhurma rreth syzeve të diellit Aviator filloi krejt papritur sidomos gjatë Luftës së Dytë Botërore kur gjenerali Douglas MacArthur u fotografua duke zbritur në një plazh në Filipine me modelin aviator “Ray-Ban”.

Ky version fluturoi shpejt nëpër botë duke u kthyer në trendin e momentit, duke u përhapur masivisht në popullatë. Në vitet 1950 modeli Wayfarer rriti shitjet, pikërisht kur James Dean u shfaq me këto syze dielli në filmin “Rebel Without a Cause” dhe më pas Audrey Hepburn në “Breakfast at Tiffany’s”. Që nga ai vit thuajse të gjitha prodhimet e “Ray-Ban” u kthyen në ikonike, pasi secili prej tyre kishte si ambasadorë personazhe VIP.

Syzet “Ray-Ban” prodhohen në Itali. Nëse modeli është bërë në Itali, kjo tregohet me një shenjë të veçantë që shkruan “Handmade in Italy”. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shitja e “Ray-Ban” të rreme ka gjobë prej 25 mijë dollarësh dhe burgim deri në 20 vjet në rast se prodhohen për këto qëllime që dëmtojnë emrin e markës.

Gjatë epokës së viteve ’80 modelet “Ray-Ban” pësuan ulje, por u rikthyen në vëmendje kur Tom Cruise u shfaq me modelet Wayfarer dhe Aviator në filmat “Risky Business” dhe “Rain Man”. Nga ajo kohë aktori firmosi një kontratë, e cila parashikon që të mbajë dy vjet ato në filma.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE