Karnavalet e famshme të Venecias kanë nisur, kushtet nëse dëshironi të bëheni edhe ju pjesë!

vovalbania February 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Karnavalet e famshme të Venecias kanë nisur, kushtet nëse dëshironi të bëheni edhe ju pjesë!

Këngëtarë, valltarë e qindra artistë vendas e të huaj, u bënë bashkë në një festë të vërtetë ngjyrash e kostumesh për t’i dhënë ‘jetë’ karnavaleve të famshme të Venecias. Qindra veta ndoqën spektaklin, nga sheshi qendror apo urat e qytetit, për t’ju bashkuar shpirtit të festës, përmes paradës në ujërat e kanaleve, deri në Canal Grande, atje ku pjesëmarrës e spektatorë kishin zgjedhur kostume nga më të larmishmet.

Kjo është atmosfera thuajse 15 ditë, për aq sa zgjasin karnavalet e famshme në të gjithë botën. Janë me mijëra turistët e huaj por edhe vendasit që çdo fillim shkurti zgjedhin Venecian për disa ditë pushimi, mjaftueshëm për të shijuar gondola, maskat e kostumet, që janë vetëm disa nga magjitë e karnavaleve.

Kjo është edhe periudha më e populluar e qytetit, edhe pse data e karnavaleve ndryshon çdo vit, pasi varet nga data e Pashkëve. Që të festosh në Venecia, duhet me patjetër të sigurosh një maskë veneciane, një kostum historik dhe menjëherë mund të përfshihesh në festë, deri në ditën finale, në ballon veneciane, në një nga pallatet e famshme të këtij stili.

Bashkë me aktivitetet në sheshin qëndron “San Marco”, koncerte dhe parada nga gondola, organizohen në çdo cep të qytetit. Karnavalet e para janë regjistruar në shekullin e 11-të dhe mbahen në ditët e agjërimit, që tradicionalisht paraprijnë pashkët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE