Me sfidën Egnatia-Tirana, Superiorja zbret në fushë!

vovalbania February 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Me sfidën Egnatia-Tirana, Superiorja zbret në fushë!

Me javën e 20-të që nis të luhet sot dhe nesër, “Abissnet Superiore” rikthehet në fushën e lojës. Këtë të hënë zhvillohen dy sfida, me katër skuadra të cilat luajnë për titullin dhe Europën.

Në takimin e orës 13:00, atë mes Egnatiës e Tiranës, rrogozhinasit e kanë të qartë se vetëm fitorja i mban në rrugën e duhur për një vend në Kupat e Europës. Nga ana tjetër, pas humbjes të një jave më parë me Kukësin, bardheblutë nuk mund t’i lejojnë vetes të gabojnë përsëri nëse duan të mbajnë vendin e parë.

Sfida tjetër e ditës së sotme është ajo mes Partizanit dhe Laçit, që starton në orën 19:00 e do të luhet në kompleksin e të kuqve. Formacioni i trajnerit Giovanni Colella nuk njeh fitore në katër ndeshjet e fundit (dy barazime dhe po aq humbje). Një tjetër disfatë do të ndërlikonte arritjen e objektivit, rrugën drejt titullit. Kurbinasit nga ana e tyre janë rikthyer në rrugën e duhur e pretendimet janë për një vend në Europë.

Java e 20-të e Superiores do të vijojë nesër me tre ndeshjet e tjera. Kastrioti i vendit të fundit do të presë Erzenin e vendit të tretë në orën 13:00, një sfidë ekstremesh. Në orën 16:00 do të takohen Teuta e Bylisi, dy skuadra që kërkojnë të largohen nga zona e ftohtë, me ballshiotët në vendin e 7-të, me dy pikë më shumë se formacioni i bregdetarëve, që ndodhet në vendin e 9-të.

Në orën 19:00, në “Loro Boriçi”, Vllaznia e vendit të katërt do të presë Kukësin e rilindur pas dy sukseseve të fundit dhe ndryshimeve të shumta në përbërje. Kuqeblutë vijnë pas humbjes me Erzenin në javën e kaluar, ndërsa verilindorët pasi kanë mundur Tiranën në “Kukës Arena”.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE