Në vigjilje të 25-vjetorit të Top Albania Radio-s ju sjellim disa copëza kujtimesh të ëmbla…

vovalbania February 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në vigjilje të 25-vjetorit të Top Albania Radio-s ju sjellim disa copëza kujtimesh të ëmbla…

14 shkurt 1998. Në 100 mgh/fm, dëgjohet Top Albania Radio. Që prej asaj dite, ky konstelacion me tre fjalë do të hynte në historinë e Shqipërisë si një faqe e re e saj, e revolucionit mediatik-audiovizual, që do të përfaqësohej fillimisht nga kjo radio e më pas nga Top Channel e DigitAlb.

Ajo iu imponua të gjitha moshave, për një arsye të thjeshtë: të rinjtë e gjenin veten aty, ndërsa të moshuarit, sepse donin të ndiheshin të rinj. Transmetimet eksperimentale nisën që në janar të vitit 1998, ku transmetohej vetëm muzikë. Më pas, 14 shkurti ishte dita kur nisi transmetimi zyrtar dhe atë ditë, prezantuesja e parë Gerta Heta lançoi tek dëgjuesit numrat e telefonit. Që atë ditë, telefonat e Top Albania Radios nuk kanë pushuar asnjë çast, për t’u bërë pjesë të gjithë nga pak të “Radios me ngjyra në Shqipëri”.

Ndërkaq me kalimin e viteve dhe një sërë ndryshimesh të tjera pasuan. Radio nuk ishte më e njëjta, një frymë e re erdhi për ta bërë Radion sërish ‘In’, moderne. Jemi vetëm pak ditë larg nga 25-vjetori i themelimit të radios më të dashur të të gjithë shqiptarëve. 25 vjet transmetim, për të dhënë më të mirën, plot emocione të veçanta dhe të paharrueshme. Për të gjithë dëgjuesit tanë besnikë, Top Albania Radio ka sjellë për ju një playlist me këngët që kanë shënuar disa momente mjaft të veçanta gjatë këtij rrugëtimi. Zbulojini ato këtu…dhe jemi të sigurtë që do ju ngjallen kujtimet më të ëmbla!

P.S: Shumë surpriza të tjera ju presin rrugës…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47838 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE