Paçim fatin e Angela-s i thonë kësaj! Modelja na tregon disa fakte interesante nga dasma e saj e ëndrrave!

vovalbania February 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Paçim fatin e Angela-s i thonë kësaj! Modelja na tregon disa fakte interesante nga dasma e saj e ëndrrave!

Supermodelja e njohur Angela Martini di gjithmonë si ta rrëmbejë vëmendjen e mediave ku dhe përgjatë muajve të fundit ka qenë shumë e përfolur lidhur me ngjarjen me bashkëshortin e saj, i cili prej kohësh ka pasur probleme me drejtësinë dhe madje, mediat e shtetit rumun raportuan urdhërin e arrestit ndërkombëtar. Dhe pas këtyre problemeve, Angela na dha lajmin e bukur se u bë mama me ndihmën e një nëne surrogate.

Ditën e sotme, bukuroshja ka ndarë me ne disa fakte interesante rreth dasmës që ajo kishte ëndërruar për të pasur dhe në fakt kështu rezultoi me njeriun e saj të zemrës. Epo, paçim fatin e Angela-s i thonë kësaj!

Fakt interesant, unë gjithmonë kam ëndërruar të bëj një dasmë spontane, pa ndonjë plan. Të zgjohemi në mëngjes, të shohim njëri- tjetrin në sy dhe të vendosim në atë moment që të martohemi, si një film romantik të çmendur. Ëndërroja të martohesha në mesnatë, me vetëm dy dëshmitarë, në një kishëz, askush të mos e dinte dhe të shoqërohesha nga kjo muzikë e filmit të Romeos dhe Juliet. Më quani të çmendur, psikopate, me fat apo si të doni, por PIKËRISHT kështu ndodhi! 

Djali i modeles quhet Kyree Martini Savulescu dhe së fundmi jo vetëm në rrjete sociale, por bukuroshja ka vendosur dhe të rrëfehet në një intervistë për këtë lindje duke zbuluar dhe përgjigjen e pyetjes që nuk shkaktoi pak spekulime. E ftuar së fundmi në një intervistë për gazetën zviceriane “Blick”, Angela ka zbuluar se e mori vendimin për të lindur djalin e saj me një nënë surrogate për të patur mundësi të zgjedhin gjininë e fëmijës dhe për të parandaluar alergjitë, sëmundjet autoimune, riskun për kancer e shumë të tjera. Modelja bukuroshe gjithashtu u shpreh se do të donte ta zgjeronte familjen edhe më shumë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45348 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE