Temperaturat deri në minus 15 gradë celcius, qarkullimi kryhet normalisht/Kujdes në zonat malore!

vovalbania February 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Temperaturat deri në minus 15 gradë celcius, qarkullimi kryhet normalisht/Kujdes në zonat malore!

Siç paralajmërohej, sot vendi ynë është përfshirë nga temperatura shumë të ulëta, të cilat sipas parashikimeve do të vijojnë gjatë gjithë javës që sapo ka nisur. Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH bën të ditur se akset janë të hapur për qarkullimin e makinave, por drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar. Për të shmangur ngricat është punuar pa ndërprerje me shpërndarjen e kripës.

Në Llogora termometri shënon -8 gradë celcius, në Dibër -11°C, në Valbonë -12°C, në Korçë -7°C dhe në Dardhë -12 gradë celcius, ashtu si edhe në Valbonë. Gjithashtu, në disa zona malore, temperatura bie në minus 15 gradë, shoqëruar me erë të fortë.

Sërish ka një apel për kujdes nga drejtuesit e mjeteve në këto ditë me temperatura nën 0 gradë celcius:

Përdorni goma dimri në zonat ku ka borë e ngrica, respektoni sigurinë rrugore dhe ulni shpejtësinë!

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vendi ynë ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të ftohta me origjinë verilindore. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit shqiptar, përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore në lindje. Në zonat luginore dita nisi me mjegull të dendur që çon në shikim të reduktuar.

Pasojat e uljes së temperaturave i ndjen edhe bujqësia. Për këtë qëllim, specialistë të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural janë në terren.

Ministrja Frida Krifca shkruan:

Me uljen e theksuar e të menjëhershme të temperaturave vihet në vështirësi puna për mbrojtjen dhe menaxhimin e fermave ndaj së bashku me ekipet tona të mbrojtjes së bimëve, ekstensionistët dhe veterinerët jemi në terren në ndihmë të fermerëve për të përballuar së bashku këto vështirësi. Specialistët këshillojnë marrjen e masave. Për këshilla dhe rekomandime specifike mund të kontaktoni me specialistët e bujqësisë në zonat tuaja pranë AREB-eve, QTTB-ve dhe Drejtorive Rajonale të AKVMB ose telefononi në numrin e gjelbër 08003366.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE