Tërmetet më vdekjeprurëse gjatë dy dekadave të fundit

vovalbania February 06, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Tërmetet më vdekjeprurëse gjatë dy dekadave të fundit

Tërmetet, si një prej forcave më të mëdha të natyrës, kanë rezultuar me dëme të pamasa dhe viktima të panumërta përgjatë historisë.

Nga tërmetet masive në Kinë dhe Indi e cunamit shkatërruese në Indonezi e Japoni, këto ngjarje kanë lënë ndikim të gjatë në botë dhe shërbejnë si kujtesë e zemërimit të natyrës.

Por cilat janë tërmetet më të fuqishme përgjatë dy dekadave të fundit. Në 26 janar të vitit 2001, një tërmet me magnitudë 7,9 goditi shtetin e Gujarat në Indi, teksa qytetarët festonin 51-vjetorin e ditës së republikës. Rreth orës 9 të mëngjesit, kur fëmijët nxituan në shkolla për të ngritur flamurin kombëtar, toka lëvizi dhunshëm duke vrarë rreth 14 mijë vetë, duke plagosur 150 mijë e duke lënë miliona të tjerë të pastrehë. Një tërmet me magnitudë 6.6 shkatërroi qytetin e BAM-it në juglindje të Teheranit duke vrarë të paktën 31 mijë vetë.

Lëvizja tjetër katastrofike e tokës do të vinte në 26 dhjetor të 2004-s, kur një tërmet me magnitudë 9.1 u regjistrua ne rajonin e Aceh të Indonezisë, duke shkaktuar dallgë masive që rrafshuan qyteza të tëra bregdetare në rajonin e Oqeanit Indian.

Tërmeti vdekjeprurës dhe cunam që goditën Azinë jugori u morën jetën mbi 226 mijë personave, duke lënë gati 2 milionë të pastrehë. Të paktën 73 mijë vetë u vranë nga një tërmet me magnitudë 7.6, I regjistruar në thellësinë e 95 km në verilindje të Islamabadit. Lëkundja shkundi edhe Kashmirin Indian duke vrarë atje 1244 vetë. Indonezia përjetoi një tjetër lëkundje të dhunshme të magnitudës 6.4 në 27 maj të 2006, kur të paktën 5 mijë vetë i vranë dhe 150 mijë banesa u shkatërruan në qytetin antike të Yogyakarta.

Zemërimin e radhës natyra do të shfaqte në Sichuan të Kinës, kur një tërmet 7.8 i shkallës rihter në mesin e ditës duke rrafshuar të paktën shkolla e banesa. Mbi 70 mijë vetë mbetën të vrarë. Një tërmet me magnitudë7 goditi Haitin e varfër në 12 janar të 2010-s. Zgjati vetëm 20 sekonda, por aq i mjaftoi për të rrëzuar godinat sit ë ishin prej letre, duke vrarë 250 mijë njerëz. Mbi 1.5 milion mbetën të pastrehë. Një tërmet me magnitudë 9 dhe cunam që nxiti më pas, shkaktuan mbi 15 e 600 viktima në Japoninë verilindore.

Tërmeti u bë gjithashtu shkas për katastrofën më të madhe bërthamore që prej Chernobilit në 1986-n. 7.8 ishte magnituda e tërmetit që goditi Nepalin në 25 prill të vitit 2015, duke shkatërruar qyteza të tëra ,tempuj qindravjeçarë e duke reduktuar në rrënoja zona historike.

Mbi 9 mijë vetë mbetën të vrarë, ndërsa dëmet e paimagjinueshme i kushtuan ekonomisë 6 miliardë dollarë. Indonezia u godit nga një tjetër tërmet i fuqishëm në 28 shtator të 2018-tës, që shkaktoi dallgë deri në 1.5 metra lartësi dhe vrau mbi 4 mijë njerëz në Sulawesin qendror.

Në vitin 2021, të paktën 2200 njerëz u vranë dhe mbi 13 mijë banesa u shkatërruan si pasojë e një tërmeti me intensitet 7.2 të shkallës rihter në Haiti.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48380 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE