BE: Shqipëria pjesë e mbështetjes europiane për të prekurit e tërmetit në Turqi!

vovalbania February 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
BE: Shqipëria pjesë e mbështetjes europiane për të prekurit e tërmetit në Turqi!

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, vlerësoi sot mobilizimin përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, të ekipit shqiptar të kërkim-shpëtimit dhe ndihmës mjekësore në Turqi, pas tërmetit shkatërrimtar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Delegacioni i Unionin informon se ekipi shqiptar i kërkimit, shpëtimit dhe ndihmës mjekësore me 54 anëtarë, të mobilizuar përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, tashmë ndodhet në terren për të ndihmuar Turqinë pas tërmetit shkatërrimtar.

Delegacioni i Bashkimit Europian theksoi:

Shqipëria, së bashku me 18 shtete europiane, u bë menjëherë pjesë e mbështetjes europiane për të prekurit nga tërmeti. Shembulli më i mirë i solidaritetit europian.

Pak ditë më parë, Shqipëria hodhi hapin e fundit për t’u bërë anëtare e plotë e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, duke miratuar në Kuvend marrëveshjen përkatëse.

Pas tërmetit, presidenti Erdogan shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Turqi, për tre muaj, në dhjetë qytetet e prekura, mes tyre Gaziantep, Adana e Dijarbakër. Shpallja e saj vjen në kohën kur në Turqi e Siri po vazhdojnë përpjekjet për të shpëtuar personat që besohet se kanë mbetur nën rrënojat e mijëra ndërtesave të shkatërruara nga tërmetet e fuqishme.

Deri tani, janë mbi 5 mijë viktima, shumica në Turqi ku u rrëzuan rreth 5 mijë e 800 objekte e numërohen mbi 20 mijë të lënduar. Po sot, Erdogan bëri të ditur se për momentin, 70 shtete kanë ofruar ndihmë për të kërkuar të mbijetuar. Shteti turk planifikon të hapë hotelet në zonën e Antalias për të strehuar njerëzit e prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Më herët gjatë ditës, qeveria turke tha se mbi 13 milion persona u prekën nga tërmetet e fuqishëm në Turqi ku disa nga rrugët ende nuk janë të aksesueshme dhe ekipet po punojnë që të hapen. Ka rajone që mbetën pa ujë. UNICEF shpreh frikën se nga tërmetet në Turqi dhe Siri mund të jenë vrarë mijëra fëmijë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47880 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE