“Dua Dean në kuzhinë se do ta shkatërrojmë atë…”, çfarë po planifikojnë Olta dhe Kristi?

vovalbania February 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Dua Dean në kuzhinë se do ta shkatërrojmë atë…”, çfarë po planifikojnë Olta dhe Kristi?

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Kristi i është dashur të ndajë detyrat e banorëve në shtëpi dhe ka vendosur që në kuzhinë të jetë Luizi, Olta dhe dikush tjetër. Olta i ka kërkuar që personi i tretë të jetë Dea Mishel, pasi kështu mund të acarojë Luizin dhe ndoshta ta nxjerri nga vetja.

Olta: Më lër Dea Mishelin aty… ki besim te unë… do ta shkatërrojmë Luizin…

 

Ditën e sotme, Nita është përfshirë në një skenë totalisht të pakëndëshme ku protagonist ka qenë Amos. Gjatë një lojë të zhvilluar në shtëpi, Amosi është detyruar  të mbyllej në lavanteri sepse aty ishte dhe macja e tij, pjesë e lojës nga Vëllai i Madh, dhe kjo gjë e ka bërë të dal nga vetja. Kjo ka mjaftuar që ai të mbyll derën me gjithë fuqinë që kishte, thuajse duke ia përplas në fytyrë Nitës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47790 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE