Rita Ora ngjall spekulime për një shtatzëni të mundshme me mbishkrimin e fshehtë në Instagram!

vovalbania February 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rita Ora ngjall spekulime për një shtatzëni të mundshme me mbishkrimin e fshehtë në Instagram!

Rita Ora ka ndezur thashethemet se ajo është shtatzënë me fëmijën e saj të parë disa javë pasi konfirmoi martesën e saj sekrete me Taika Waititi. Këngëtarja 32 vjeçare, së fundmi zbuloi se ajo dhe Taika ishin martuar në fshehtësi që vitin e kaliar, por kishin zgjedhur pikërisht muajin e kaluar ta bënin atë sekrete për të gjithë ndjekësit e tyre.

Tani Rita i ka lënë fansat të pyesin nëse e kanë bërë hapin tjetër me një mbishkrim shumë të fshehtë në Instagram.Duke ndarë një përzgjedhje të fotove të fundit, ajo shkroi: “Dump a bump bump”. Me anë të kësaj shprehje ajo ka nënkuptuar të lëshojë barkun, gjë që menjëherë ka nisur të ngjalli mjaft kureshtje në rrjet. Të gjithë ndjekësit e saj kanë nisur spekulimet se me shumë mundësi këngëtarja mund të jetë në një pritje të ëmbël.

 

Menjëherë fansat nxituan të pyesin nëse komenti kishte një kuptim të fshehtë. Aq më tepër që në fotot e publikuara, ajo zgjedh të mos ekspozojë barkun e saj, duke shtyer kështu dyshimet akoma edhe më shumë. Komentet bashkëngjitur fotos u mbushën menjëherë me reagime, ku fansat zgjodhën të shpreheshin si më poshtë:

Vajzë, mos e përmend fjalën bark sepse ti e di që të gjithë emocionohemi mjaft lehtë.

Kur u pyet së fundmi për martesën e saj, Rita pranoi në një intervistë se ajo është tashmë e martuar dhe është zyrtarisht jashtë tregut. Duke   mbajtur sekret atë, ajo zgjodhi ta ndajë lajmin nëpërmjet videoklipit të saj të fundit.  Rikujtojmë se, miqtë e famshëm të Rita Orës e kanë uruar për martesën në videoklipin e saj të ri “You Only Love Me”. Fansat pikasën Lindsay Lohan dhe Kristen Stewart mes një montazhi yjesh që i bëjnë homazhe Ritës të veshur si një nuse.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45412 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE