Rreth 5 mijë viktima nga tërmeti në Turqi e Siri/Pas 28 orësh një grua dhe tre fëmijët e saj u nxorën të gjallë nga rrënojat!

vovalbania February 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rreth 5 mijë viktima nga tërmeti në Turqi e Siri/Pas 28 orësh një grua dhe tre fëmijët e saj u nxorën të gjallë nga rrënojat!

Po vazhdojnë përpjekjet për të shpëtuar personat që besohet se kanë mbetur nën rrënojat e mijëra ndërtesave të shkatërruara nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë. Rreth 5 mijë vetë raportohet se kanë gjetur vdekjen, pasi një tërmet i magnitudës 7.8 sipas shkallës Rihter goditi dje në orët e para të mëngjesit. Epiqendra ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi e afro 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, siç njoftoi Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Në Turqi, numri i viktimave nga tërmetet është rritur në 3.381. Orhan Tatar, zyrtar në Autoritetin për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave tha se 20.426 persona të tjerë u plagosën dhe 5.775 ndërtesa ranë. Shifrat e reja bëjnë që numri i viktimave në Turqi dhe Siri të arrijë në 4.890. Në Siri, në zonat e kontrolluara nga qeveria, raportohen 812 viktima e 1.449 të plagosur në provincat Alepo, Lakatia, Hama, Idlib e Tartus.

Operacionet e kërkim-shpëtimit pengohen nga temperaturat e ulëta e nga afro 200 dridhje toke, duke bërë të rrezikshme kërkimet në strukturat e paqëndrueshme. Në provincën Hajat, 1.500 ndërtesa u shkatërruan e shumë persona raportohet se kanë mbetur të ngujuar nën rrënoja, pa ndihmë dhe pa praninë e ekipeve të kërkim-shpëtimit. Në këtë provincë, mijëra persona janë strehuar në qendra sportive apo dyqane, ndërsa të tjerë u detyruan ta kalojnë natën jashtë.

Shtete në mbarë botën përfshirë Shqipërinë kanë thënë se do të dërgojnë ekipe për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit, por deri më tani vetëm pak prej tyre shkuan në vendngjarje. Më i fundit ishte presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, i cili u shpreh i gatshëm të dërgonte një ekip kërkim-shpëtimi prej 60 personash, si dhe furnizime mjekësore.

Një grua me tre fëmijët e saj u nxorën të gjallë nga rrënojat pas 28 orëve. Presidenti amerikan Joe Biden telefonoi homologun turk, Erdogan dhe i ritheksoi gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë të gjithë ndihmën e nevojshme aleates së NATO-s në këtë tragjedi. OBSH ka paralajmëruar mundësinë që bilanci i viktimave të rëndohet ndjeshëm.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45393 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE