“Ti e ke prishur me kohë…”, Ilir Shaqiri i drejtohet Oltës dhe e lë pa fjalë!

vovalbania February 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ti e ke prishur me kohë…”, Ilir Shaqiri i drejtohet Oltës dhe e lë pa fjalë!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Ditën e sotme në kuadër të një loje brenda shtëpisë është futur fituesi i edicionit të parë i këtij formati, Ilir Shaqiri. Ama Olta ka reaguar duke thyer rregullin e lojës dhe ka takuar Ilirin, duke humbur kështu 10 milionë nga çmimi i madh. Teksa e ka përqafuar dhe e ka pyetur për familjen, Oltës menjëherë i është kujtuar loja dhe ka reaguar dukë thënë

 E prisha, e prisha…

Nuk ka munguar dhe një kundërpërgjigje nga Iliri i cili i është kthyer:

Ti e ka prishur me kohë.

Nuk dihet nëse Iliri ia ka thënë këtë gjë në kuadër të lojës që ishin duke zhvilluar apo si një mesazh për lojën dhe performacën e saj brenda shtëpisë, mengjithatë banorët kanë vijuar të qetë diskutimin më tej.

Ajo çfarë u vu re gjatë vizitës së Ilirit brenda në shtëpi është se si Iliri takon Luizin dhe i ofron atij një cigare, teksa nis edhe bisedën me banorët e tjerë. Ndër të tjera ai ka patur një bisedë me Luizin dhe me banorët e tjerë rreth kurioziteteve të tyre për të ditur infomacione nga jashtë dhe se si shihen ata nga audienca. Luizi e ka pyetur Ilirin se kush fiton dhe balerini ka dhënë një përgjigje të nënkuptuar.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE