Ekskluzivisht për TAR/ Cilat janë këngët më me impakt në jetën e Fjodora Fjorës?!

vovalbania February 08, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Ekskluzivisht për TAR/ Cilat janë këngët më me impakt në jetën e Fjodora Fjorës?!

E ftuar ditën e sotme në emisionin “Live From Tirana” ka qenë moderatorja e njohur Fjodora Fjora, ku na ka treguar më shumë rreth jetës së saj dhe duke i dedikuar secilit moment të rëndësishëm një këngë. Ajo ka përzgjedhur të ndajë pesë këngë të cilat kanë patur më shumë impakt dhe që kanë lënë shenjë në ato disa momente specifike.

1. Zucchero Fornaciari – Cosi Celeste

Kjo është një këngë për dashurinë e vërtetë. Ka një lirikë të jashtëzakonshme. Unë jam pak “vintage” në zgjedhjet dhe preferencat e mia. Më ka munguar krijmtaria e tij, pasi ka kohë që nuk po sjell këngë të reja, por ato të vjetrat kanë lënë shenjë tek unë. Kam patur fatin ta intervistoj në Tiranë dhe në momentin e fundit, e di kush ishte gjëja më e bukur? Më puthi në ballë. Me vokalet e tij, ka tre nga zërat më interesant ‘blues’ dhe ka çdo vegël muzikore në projektet e tij. 

2. Gjurmët – N’tren për Prizren

Unë jam një natyrë romantike. Kjo këngë ka një vibe të bukur dhe prandaj e kam bërë si zgjedhje personale. A ka shqiptar që nuk e pëlqen këtë këngë? E lidh me një moment ku kam dashur një njeri dhe tani e kam shok shumë të ngushtë. Jeta jonë është krijuar me këngë. Më kujton atë moment kur shkoj atje. 

3. Giannis Ploutarhos – Ax Kortisi Mou

Unë jam filogreke, ma kanë dedikuar këtë këngë. Është një ndër zërat më të mirë të muzikës greke dhe vajza e tij është po ashtu tani një këngëtare. Unë kam emiguruar në Greqi dhe familja ime ende jeton atje. E dua atë vend për çdo gjë, por muzika greke është një perlë.

4. Queen – I Want to Break Free

Nëse do t’i rregullosh humorin vetes, dëgjo këtë këngë. Është preferenca ime gjithmonë. Me publikimin e filmit të fundit dhe mënyra se si ata e kishin sjellë figurën e tij, më bëri ta pëlqej akoma edhe më shumë. Të jep shumë energji sa herë që e dëgjon.

5. Gianna  Nannini – Amandoti

Besoj e keni kuptuar se me të vrtet m plqen. Muzika italiane gjithmonë do të mbetet e preferuara ime. Kjo është një ndër to.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE