Është njeriu më i vjetër në botë por nuk ka hyrë në librin e rekordeve Guinness, njihuni me Andrelino Vieira da Silva!

vovalbania February 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Është njeriu më i vjetër në botë por nuk ka hyrë në librin e rekordeve Guinness, njihuni me Andrelino Vieira da Silva!

Një brazilian që pretendon se është njeriu më i vjetër në botë, ka festuar 122 vjetorin e lindjes, një vit pasi mposhti sëmundjen e COVID-19 dhe familja e tij thotë se ai po vazhdon të jetë i fortë. Andrelino Vieira da Silva, i cili jeton në qytetin Aparecida de Goiania në shtetin brazilian të Goias, ka lindur më 3 shkurt 1901.

Pensionisti, i cili ka 13 nipër e mbesa, 16 stërnipër festoi ditëlindjen në fillim të muajit duke u bërë njeriu më i vjetër në botë. Megjithatë, de Silva nuk është përpjekur të verifikojë moshën e tij me Rekordet Botërore Guinness. Rekordi zyrtar aktualisht mbahet nga Maria Branyas Morera, e lindur në San Francisko, 115-vjeçe, së cilës iu dha titulli pas vdekjes së murgeshës franceze, motrës André, në fillim të këtij viti.

Motra André, personi më i vjetër i njohur në botë, ndërroi jetë në moshën 118 vjeçe dhe 340 ditëshe. Më pak se një muaj larg ditëlindjes së saj të 119-të, ajo mbajti rekordin për personin më të vjetër të gjallë në botë gjithashtu edhe për murgeshën më të vjetër, sipas Rekordeve Botërore të Guinness. Ajo lindi në Francë më 11 shkurt 1904, me emrin e vajzërisë Lucile Randon dhe mori emrin Motra André në 1944. Motra André e kaloi pjesën më të madhe të jetës së saj në shërbimin fetar si murgeshë katolike romake.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47558 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE