Këngëtarja e njohur Eleni Foureira bëhet nënë për herë të parë!

vovalbania February 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Këngëtarja e njohur Eleni Foureira bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja e njohur Eleni Foureira thuhet se ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Sipas informacioneve që kanë shpërndarë mediet greke, këngëtarja dhe partneri i saj, Alberto Botia, janë bërë prindër për herë të parë të një djali. Lajmin për shtatzëni artistja shqiptare e kishte bërë të ditur më 13 nëntor. E shtrirë në një shtrat pranë Albertos, partnerit të saj dhe babait të vogëlushit, ajo njoftoi se do të kenë fëmijën e parë.

Pak para se të lindte, Eleni ka folur për revistën “Vogue Greece” për përpjekjet që ka bërë deri sa mbeti shtatzënë dhe IVF-në e dështuar që kishte.

Gjithmonë kam dashur të bëhem nënë, thjesht e kam pasur shumë të vështirë. Kam kohë të gjatë që po mundohem, thjesht ishte më e vështirë për mua, si për shumë gra të tjera. Dua t’u them atyre se nuk duhet të zhgënjehen kurrë. Aty ku të vjen dëshira të heqësh dorë, ku thua se nuk duroj të shoh një tjetër test negativ, ndodh një mrekulli. Kam luftuar për 1.5 vjet, kam kaluar IVF të dështuara, shumë mjekë dhe më në fund erdhi fëmija. Në javët e para të shtatzënisë, pata një abort që më detyroi të anuloja të gjitha angazhimet e mia të punës dhe të qëndroja në shtrat për tre muaj. Ishte një kohë e vështirë për mua. U mërzita, rashë shumë.

Artistja foli edhe për jetën e saj personale, nga fëmijëria e vështirë në Shqipëri deri tek emigrimi në Greqi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47848 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE