“Mos harroni që të gjithë aty brenda janë njerëz”, Efi ka një mesazh për mbështetësit e saj!

vovalbania February 08, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Mos harroni që të gjithë aty brenda janë njerëz”, Efi ka një mesazh për mbështetësit e saj!

Momentalisht ai është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët kanë transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Big Brother Albania Vip është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë. Në thelb është një garë midis tyre, qëllimi i së cilës është të jetë një fitues. Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës.

Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Një nga banoret e cila edhe pas daljes po komentohet dhe ka fituar vëmendjen e publikut është Efi.

Bukuroshja u eliminua nga spektakli pasi Dea hapi ‘Kutinë e Pandorës‘ duke e çuar në nominim të menjëhershëm me Kiarën dhe Luizin. E duket se pas daljes, Efi ka marrë gjithë dashurinë dhe komentet pozitive e me anë të një video në Instastory ka shprehur falenderimet e saj duke mos lënë pas dhe një këshillë që të gjithë duhet ta kenë ‘vathë në vesh’ lidhur me gjithë negativitetin dhe fjalët fyese e kërcënimet në rrjet për banorët e tjerë.

Do doja sinqerisht shumë t’ju lutesha t’i ndaloni ato lloj komentesh me urrejtje, me agresivitet, me atë lloj gjuhe jo të bukur që po përdoret. Sinqerisht, në momentin që po më jepni kaq shumë dashuri dhe më vlerësuat për të mirat që unë kam, atëherë dhe ju duhet të tregoni se sa të mirë jeni. Mos harroni që të gjithë aty brenda janë njerëz. Mos harroni që kjo nuk është sjellje humane. Sado të jeni të mërzitur tregoni se sa të mirë jeni, ju lutem. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45288 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE