“Po them një të vërtetë të madhe që duhet ta dëgjojë mirë SPAK”/ Idajet Beqiri flet me emra për çështjen e Gërdecit

vovalbania February 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Po them një të vërtetë të madhe që duhet ta dëgjojë mirë SPAK”/ Idajet Beqiri flet me emra për çështjen e Gërdecit

Avokati i njohur Idajet Beqiri ka zbuluar se kush e ka shkruar shënimin “Për Shkëlzen Berishën”, në dokumentin që implikon në çështjen e Gërdecit djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Aldo Bumçin, ish-ministër i Drejtësisë.

Beqiri u shpreh se shënimin e ka bërë Viktor Guma, zëvendësministri i Drejtësisë në kohën që shpërtheu Gërdeci.

“Këtu në studion tuaj unë po them një të vërtetë të madhe të cilën duhet ta dëgjojë mirë SPAK-u, edhe Aldo Bumçi, por ta dëgjojë mirë edhe ai që e ka vënë këtë shënim “Për Shkëlzen Berishën”. Shkrimi është i zëvendësministrit të Drejtësisë i cili quhet Viktor Guma. Është çuar për ekspertizë, në privat. Edhe del që është shkrimi i tij. Pra ai ia çoi Shkëlzen Berishës. Ky qe njeriu i parë që korruptoi Shkëlzen Berisha. Ky person ia dërgoi shënimin Shkëlzen Berishës.”, tha Beqiri për Dritare TV.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48376 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE