Shakira ka vendosur të japë një intervistë për të sqaruar gjithçka që ka ndodhur në të vërtetë me Pique-n!

vovalbania February 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shakira ka vendosur të japë një intervistë për të sqaruar gjithçka që ka ndodhur në të vërtetë me Pique-n!

Ndarja mes Gerard Pique dhe Shakira ka qenë një nga temat më të përfolura të muajve të fundit. Jo vetëm për vetë ndarjen, por për gjithçka që ndodhi më pas. Shakira së fundmi publikoi një këngë me Bizarrap, duke synuar të ‘thumbojë’ ish-lojtarin e Barcelonës, i cili aktualisht është në një lidhje me Clara Chia. Ndërkohë, çifti i ri ka bërë bujë në emisione dhe revista. Megjithatë, Pique dhe Clara Chia kanë zgjedhur të heshtin.

Gerard Pique është marrë me çështjet e tij të biznesit si Kings League, por nuk duket i gatshëm të ndërmarrë ndonjë veprim ligjor kundër ish-partneres së tij. Një burim nga rreth i tij shoqëror i ngushtë është shprehur se:

Më mirë të kenë këtë qëndrim sesa të fillojnë të padisin të gjithë, edhe pse në këtë pikë asgjë nuk mund të përjashtohet nga mundësia. 

Chia kaloi një periudhë të vështirë pasi u zbulua se ajo ishte e dashura e re e Pique dhe madje iu desh të kërkonte ndihmë të specializuar për t’u marrë me disa probleme me ankthin. Nga ana tjetër sipas 20minutos, Shakira mund të japë një intervistë në javët e ardhshme për të sqaruar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë dhe për të diskutuar për ndarjen e saj me Pique.

Megjithatë, nuk është bërë e ditur se kur mund të zhvillohet kjo intervistë na mbetet të presim për të zbuluar detaje të reja nga dyshja e cila kishte më shumë se 12 vite që ishin të lidhur dhe prindër të dy fëmijëve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48480 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE