“Corriere Della Sera” i kushton reportazh bukurive natyrore të Shqipërisë!

vovalbania February 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Corriere Della Sera” i kushton reportazh bukurive natyrore të Shqipërisë!

Gazeta më e madhe italiane “Corriere Della Sera” i ka kushtuar një reportazh bukurive natyrore të Shqipërisë. Në shkrimin që mban firmën e gazetares Francesca Massoti përshkruhet një udhëtim me biçikletë në Shqipëri, përgjatë bregdetit dhe qyteteve historike.

Shqipëria me biçikletë

1 mijë e 85 kilometra, katër vende të UNESCO-s, 15 ditë. Këto janë numrat e itinerarit me dy rrota për të zbuluar një nga vendet më pak të njohura të Europës, Shqipërinë.

Shqipëria me biçikletë: Itineraret më të bukura

Me biçikletë udhëton pa nxitim, mes zonave te paeksploruara e ku majat, luginat, vreshtat dhe fshatrat e lashta në shpatet e maleve ndjekin njëri-tjetrin, por edhe manastiret e kështjellat me pamje nga deti e qytetet historike, ku koha duket se ka ndalur dhe ritmet janë ato të së shkuarës.

Nga Tirana dy javë aventurë

Një aventurë që fillon dhe mbaron në të njëjtin vend, në Tiranë, kryeqytetin e zhurmshëm të Tokës së Shqiponjave. Dy javë udhëtim, përgjatë pjesës jugore të Shqipërisë deri në kufirin me Maqedoninë e Veriut, përgjatë brigjeve të liqenit më të vjetër dhe më të thellë në kontinentin e vjetër, dhe më pas përgjatë brigjeve të lumit të fundit të egër në Europë, Vjosës, i cili pritet të bëhet një park kombëtar.

Dhe më pas, sërish, në qytetet me një histori mijëravjeçare të përfshira në listën e vendeve të trashëgimisë botërore të UNESCO-s, vende arkeologjike të paçmueshme, plazhe të pacënuara, gjire sekrete dhe kështjella me pamje nga deti.

Udhëtimi u rekomandua gjithashtu nga “The New York Times”: Rruga e Çiklizmit të UNESCO-s është në listën e 52 destinacioneve që nuk duhen humbur më 2023-shin.

Një mundësi unike për t’u larguar këtë pranverë ose në fillim e në fund të verës, në një nga territoret e fundit të paeksploruara dhe autentike në Europë.

Një udhëtim i ngadaltë me biçikletë, mes fshatrave me shpirt të lashtë, manastire me pamje nga deti, fshatra të gurtë e mikpritje të kohëve të hershme.

Kryeministri Edi Rama e ndau shkrimin në rrjetet sociale.  Rama shkruan:

Këtë herë është radha e gazetës më të madhe italiane “Corriere Della Sera” që të promovojë “tokën e shqiponjave”. Duke i rënë kryq e tërthor vendit, i dedikon një reportazh bukurive tona natyrore dhe vlerave njerëzore, me mikpritjen e rrallë, agroturizmet e shtuara, sitet kulturore dhe pasuritë UNESCO në zbulimin e intinerareve fantastike shqiptare për vizitorët e huaj.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45339 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE