Efi komenton lojën e banorëve dhe tregon arsyet pse donte të dilte disa herë nga shtëpia

vovalbania February 09, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Efi komenton lojën e banorëve dhe tregon arsyet pse donte të dilte disa herë nga shtëpia

Efi Dhedhes ishte një ndër banoret më të pëlqyera në “Big Brother VIP”.

Në fillim ajo hyri së bashku me mikeshën e saj Mikela Pupën si një konkurrente e vetme por më vonë gjatë lojës dyshja u ndanë.

Që pas daljes nga shtëpia Efi ka qenë goxha aktive në rrjetet sociale dhe së fundmi ish-banorja ka dhënë dhe një intervistë për “TAR” ku ka ndarë për publikun eksperiencën e saj në “BBV”.

E pyetur se çfarë e bezdiste apo e nevrikoste më së shumti ajo tregoi:

“Kushdo personazh që të ishte(nga ata që debatonte), siç edhe u pa unë jam shumë njeri i drejtë, ndoshta është e gabuar ndonjëherë, por mua më doli që bëra shumë mirë që isha ashtu. Fakti që ti je i rrethuar 24 orë me kamera dhe ty të shikohet çdo lëvizje që ti bën dhe ti mendon se njerëzit nuk e shohin, mua kjo gjë më acaronte dhe tjetra është që ti përpiqesh të tregohesh i sjellshëm dhe i mirë dhe nuk e lë veten të lirë të tregosh atë që je, sepse shumica nga banorët në këtë pikë kanë dalë keq jo duke qenë të këqinj, por thjesht fakti që e ndrydhin veten edhe përpiqen të nxjerrin diçka që nuk janë, normal që do dalin keq. Ti e kupton që sado do mundohesh të shtiresh, sado ta mbash veten një muaj mezor, ka nga ato fragmentet e vogla që ti e tregon automatikisht se kush je dhe të prishet komplet imazhi. Më mirë lëre veten të qetë dhe shijoje sepse për mua kjo ishte gjëja më kryesore”-tha ajo.

Sakaq Efi zbuloi se ka kërkuar disa herë të dalë nga reality show:

“Normalisht që ka pasur momente që kam dashur të dal, realisht kam dashur por jo për faktin që unë e kam ndjerë veten të dobët, por për faktin se unë e kam ndjerë veten superiore. Shikoja disa lloje debatesh që nuk doja të përfshihesha, zgjodha që të qëndroj në heshtje ose të mbyllem në dhomë dhe të rrija me dy persona që kisha dëshirë dhe po e ndjeja veten që nuk po luaja. Po thoja me vete që: “Kush është në të vërtetë loja dhe pse të gjithë po e përdorin këtë fjalë?” dhe po më bezdiste pafundësisht shumë. Për mua loja është pikërisht kjo, menaxhimi i nervave, i situatave, përgjigjja e duhur. Jo të luash sepse duhet të bësh një rol, këtë gjë banorët e këtij viti e kanë kuptuar gabim. Kjo nuk më pëlqen fare.”- tregoi Dhedhes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48240 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE