Jo vetëm që do të shijoni ngjarjet kulturore të këtij vendi por edhe do të paguheni!

vovalbania February 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jo vetëm që do të shijoni ngjarjet kulturore të këtij vendi por edhe do të paguheni!

Berlini po inkurajon të rinjtë të kthehen në qytet duke u dhënë atyre 50€ për të shijuar vendet dhe ngjarjet kulturore. Iniciativa fillon këtë muaj dhe inkurajon të rinjtë nga Berlini nga mosha 18 deri në 23 vjeç që të regjistrohen për një kartë kulture rinore. Ata që kualifikohen mund të regjistrohen për kartën online dhe të marrin kartat e tyre në bibliotekat publike deri në fund të shkurtit.

Karta do të jetë gjithashtu e disponueshme për banorët jogjermanë në qytet. Vlera prej 50€ është e vlefshme deri më 30 prill dhe mund të shpenzohet në 200 ambiente në të gjithë qytetin, duke përfshirë teatrot dhe klubet e natës. Ndër klubet pjesë e iniciativës janë SchwuZ, një nga klubet më të vjetra të Gjermanisë; Cassiopeia, klubi i natës që ofron muzikë live dhe shumë ambiente të tjera të jetës së natës.

Autoritetet e Berlinit shpresojnë se kjo nismë mund të ndihmojë në rigjallërimin e mjediseve argëtuese dhe kulturore të qytetit, si dhe të kundërshtojë pasojat e rritjes së çmimeve të qirasë dhe mungesës në rritje të të ardhurave. Ndërkaq, ju rikujtojmë se qindra e mijëra këngëtarë, valltarë janë bërë bashkë në një festë të vërtetë ngjyrash e kostumesh për t’i dhënë ‘jetë’ karnavaleve të famshme të Venecias. Qindra veta ndoqën spektaklin, nga sheshi qendror apo urat e qytetit, për t’ju bashkuar shpirtit të festës, përmes paradës në ujërat e kanaleve, deri në Canal Grande, atje ku pjesëmarrës e spektatorë kishin zgjedhur kostume nga më të larmishmet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47341 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE