Misioni shqiptar në Turqi: Situata shumë e rëndë/Solidaritet me vendin që na ndihmoi për tërmetin e 26 nëntorit!

vovalbania February 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Misioni shqiptar në Turqi: Situata shumë e rëndë/Solidaritet me vendin që na ndihmoi për tërmetin e 26 nëntorit!

Ndërsa në Turqi vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit për njerëzit e mbetur nën gërmadha pas tërmetit të 6 shkurtit, gazetari i Top Channel, Artur Bibe ka mundur të intervistojë dy nga anëtarët e misionit shqiptar. Në garë me kohën, specialistët tanë punojnë pa ndërprerje, ndërsa përshkruajnë situatën që është shumë e rëndë.

Aktualisht po ndihmojmë përmes kamerave. Kemi vijuar punën pa ndërprerje gjatë 24 orëve. Po punohet për nxjerrjen e trupave. Situata është shumë e rëndë. Jemi futur në vende shumë të vështira. Gjendja është shumë e rëndë.

Mjekja shqiptare, Hygerta Ilica u shfaq e përlotur ndërsa theksoi se situata është drithëruese. Sipas saj, “solidarizimi i ekipit shqiptar vjen pas asaj që bëri Turqia për tërmetin që goditi Shqipërinë më 26 nëntor të vitit 2019”.

Si mjeke e ekipit është situatë drithëruese për ne. Civilët kërkojnë ndihmë, na drejtohen në mënyrë drithëruese. Po përpiqemi të bëjmë aq sa mundemi. Ka banorë e zëra që dëgjohen e nuk i ndihmojmë dot. Po punojmë krah forcave turke. Ky solidarizim vjen pas atij që ka bërë Turqia për ne në kohën e tërmetit, për mua Turqia është vend i afërt. Jam e lumtur që po jap këtë kontribut. Shpresojmë të bëjmë krenar popullin tonë.

Aktualisht kanë kaluar tre ditë nga tërmeti i magnitudës 7.8 Rihter e që la pas rreth 18 mijë viktima në Turqi dhe Siri. Fatkeqësisht, parashikimet nuk janë optimiste, bilanci i viktimave mund të rëndohet. Ende shumë vetë rezultojnë të zhdukur. Puna e ekipeve të shpëtimit është e vështirë edhe për shkak të kushteve atmosferike, nisur nga temperaturat tepër të ulëta. Për të mbijetuarit nën rrënoja, mbijetesa po bëhet ende më e vështirë, nga mungesa e ujit, e ushqimit dhe nga i ftohti. Edhe në Siri ka operacione kërkim-shpëtimit. Pas shumë përpjekjesh, në këtë vend më në fund u arrit të dërgohen ndihma humanitare. Kalimi në pika kufitare pengohej për faktin se disa zona kontrollohen nga rebelët opozitarë./Top Channel

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48244 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE