Prej një viti së bashku, zbulohet gruaja që i ka “vjedhur zemrën” miliarderit Bill Gates!

vovalbania February 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Prej një viti së bashku, zbulohet gruaja që i ka “vjedhur zemrën” miliarderit Bill Gates!

Së fundmi miliarderi i teknologjisë Bill Gates u fotografua në Australi me një grua “misterioze” ndërsa shihte drejt detit në Sidnei, jashtë Opera House. Dyshja dukej se po bënin një tur nëpër qytet dhe u panë teksa ndalonin për të admiruar pamjet panoramike të portit. Sipas raportimeve të Mail Online, miliarderi 67-vjeçar është në një marrëdhënie me shoqen e tij të tenisit, Paula Hurd.

Hurd është e veja e bashkëdrejtuesit dhe presidentit të Oracle Mark Hurd, i cili u nda nga jeta në moshën 62-vjecare në 2019 pas një beteje me kancerin. Një mik i çiftit tha për DailyMail.com se:

Janë të pandashëm. Janë bashkë prej një viti dhe edhe pse ajo është përshkruar shpesh si gruaja misterioze në fakt për rrethin e tyre të afërt nuk është ndonjë mister që ata janë bashkë.

Dikur shefe ekzekutive e një kompanie teknologjie, Hurd tashmë organizon evente dhe merret me filantropi. Bashkëshorti i saj i ndjerë kishte një vlerë neto prej 500 milionë dollarësh në kohën kur ndërroi jetë. Ish-bashkëshortja e Gates nga ana tjetër, Melinda thuhet se është në lidhje me ish-korrespondentin e Fox News, Jon Du Pre. Të dy janë fotografuar së bashku në evente publike që nga muaji prill. Burime pranë çiftit thonë se Melinda dhe Du Pre kanë të paktën disa muaj që janë në lidhje. Ata u panë në një lojë NBA së bashku në prill dhe thuhet se rezervuan një bllok të madh hoteli në Newport Beach për një mbledhje familjare jo shumë kohë më parë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE