FBI kontroll në shtëpinë e Mike Pence/ Edhe ish-zv.presidenti i Trump përfshihet nga ‘dokumentet private, të klasifikuara’!

vovalbania February 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
FBI kontroll në shtëpinë e Mike Pence/ Edhe ish-zv.presidenti i Trump përfshihet nga ‘dokumentet private, të klasifikuara’!

Mediat amerikane njoftonin sonte se agjentët e FBI kishin mbërritur në shtëpinë e ish zv. Presidentit Mike Pence në Indiana, sipas tyre për të kërkuar për të tjera dokumente të klasifikuara, dy javë pasi ai kishte kthyer dy kuti me dokumente që konsideroheshin “të ndjeshme” nga autoritetet.

Një makinë policie kishte bllokuar rrugën e hyrjes drejt vilës së Pence zonën luksoze në veri të Indianapolis, teksa gazetarët ishin mbledhur para portës kryesore.

Hetuesit morën dy kutitë e para me dokumente më 19 janar kur Pence ishte në Washington, një ditë pasi u informuan nga avokati i tij për vendndodhjen e tyre.

Më 27 janar, në komentet e para publike për çështjen, Pence tha në një audiencë në Universitetin e Florida në Miami: “Megjithse nuk kisha dijeni se dokumente sensitive gjendeshin në rezidencën time, e pranoj se është gabim, kjo nuk duhet të kishte ndodhur dhe unë mbaj përgjegjësi.”

Pence, kandidat i mundshëm presidencial republikan për vitin 2024, është përpjekur të bëjë dallimin mes çështjes se dokumenteve të tij, dhe ato të gjetura në zotërim të presidentit aktual Biden, i cili u vonua më shumë se dy muaj për të pranuar publikisht se dokumente të papërshtatshme ishin gjetur në zotërim të tij. Por prej atëherë të tjera dokumente të klasifikuara janë gjetur në rezidencat private të Biden, që datojne prej kohës kur ishte zëvendës i Barack Obama.

Një përfaqësues i Pence nuk iu përgjigj kërkesave për komente dhe ngjarja është ende në vijim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47862 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE