Mbi 21 mijë viktima nga tërmeti në Turqi e Siri/Vazhdojnë gërmimet, me shpresën për “mrekulli”!

vovalbania February 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mbi 21 mijë viktima nga tërmeti në Turqi e Siri/Vazhdojnë gërmimet, me shpresën për “mrekulli”!

Janë mbi 21 mijë viktimat e tërmetit shkatërrimtar që goditi Sirinë dhe Turqinë në fillim javë, duke mbjellë shkatërrim. Rreth 18 mijë në Turqi e më shumë se 3 mijë në Siri, vend ku informacionet vijnë të shkëputura. Në territorin turk vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit edhe me angazhimin e 6 mijë e 500 pjesëtarëve të ekipeve të ardhur nga 56 vende të botës, përfshirë Shqipërinë. Aty ka edhe përfaqësues të 16 organizatave ndërkombëtare.

Pas 90 orësh, një vajzë 10-vjeçe u nxor e gjallë nga gërmadhat e një pallati të rrëzuar në Hatay të Turqisë. Mediat turke bëjnë të ditur se për ta shpëtuar, ekipet gërmuan një galeri dhe me lejen e të armëve u vendos t’i pritet njëri krah ndërsa operacioni u krye mes rrënojave. Nga tërmeti i magnitudës 7.8 i shkallës Rihter, 10-vjeçarja humbi prindërit dhe tre vëllezër. Zakonisht, afati prej 72 orësh është maksimumi i përcaktuar në operacione të ngjashme për të gjetur njerëz që arrijnë të mbijetojnë. Më pas, rastet cilësohen mrekulli.

Gërmimet vijojnë më shpresën për të tjera mrekulli të ngjashme. Për të përshkruar tragjedinë, presidenti Erdogan foli për katastrofën e shekullit. Situatë akoma dhe më komplekse në Siri, në një territor që për nga kontrolli ndahet mes forcave të presidentit Bashar al Assad e rebelëve.

Ndërkaq, po merr një formë më të strukturuar ndihma për të mbijetuarit. Rreth 30 mijë vetë u evakuan me autobusë, trena e avionë nga Kahraman-marashi drejt vendeve të ndryshme në Turqi. Për më shumë u zhbllokuan edhe furnizimet e para drejt Sirisë. Ndihmat humanitare të Kombeve të Bashkuara u lejuan të kalonin në një pikë kufitare që çon për në zonat e kontrolluara nga rebelët sirianë. Pengesat shtohen nga sanksionet që iu vunë Damaskut zyrtar në vitin 2011 nga komuniteti ndërkombëtar, për të detyruar regjimin sirian t’i jepte fund luftës civile. Por, presidenti al Assad rezistoi e nuk pranoi asnjëherë të dorëhiqej.

 

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47679 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE