Yll Limani, djali i sukseseve!

vovalbania February 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Yll Limani, djali i sukseseve!

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Pas suksesit të këngës së tij të fundit, bashkëpunimi me Loredanën “Kriminele”, artisti tregoi se nuk ka aspak ndërmend të pushojë. Kënga më e re e Yllit “Ulu” në vetëm pak ditë ka arritur një  super sukses duke u renditur në vendin e parë në Top Awards. The Top List është klasifikimi i 100 këngëve më të mira të artistëve tuaj të preferuar shqiptarë. Në Top Albania Radio mund të dëgjoni në çdo kohë klasifikimet muzikore në Shqipëri dhe kudo në botë.

Jo vetëm kaq, por Ylli mban gjithashtu fronin e këngëve më të vjetra në klasifikim.

Së fundmi me anë të një postimi në Instastory, Ylli na ka treguar shumë në lidhje me jetën e tij private. Përpos faktit se ka zbuluar se është në një lidhje, ai na ka rrëfyer dhe një ‘sekret’ që i pëlqen te vajza që ‘i ka rrëmbyer zemrën’.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47667 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE