ALARMANTE në Turqi/ Pas tërmetit, një tjetër fatkeqësi pritet të godasë popullin turk. Zbardhen zhvillimet e fundit

vovalbania February 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
ALARMANTE në Turqi/ Pas tërmetit, një tjetër fatkeqësi pritet të godasë popullin turk. Zbardhen zhvillimet e fundit

Një duzinë autoambulancash të Gjysmëhënës së kuqe iu drejtuan Idlibit, fortesa e rebelëve në Siri Në bord, nuk kanë të plagosur, por trupa të pajetë.

Bëhet fjalë për refugjatë, që i shpëtuan gjallë luftës civile dhe u larguan drejt Turqisë dhe tani kthehen në shtëpi të vdekur. Pas tronditjes së termetit, mbërrin dhimbja e vdekjes. Në Afrin gërmohet për varre jashtë varrezës së qytetit e cila është e mbushur plot. Edhe groposja e trupave duhet bërë me shpejtësi; nën gërmadha po fanitet  fantazma e kolerës, e cila u shfaq në Siri edhe shtatorin e vitit të kaluar. Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron rrezikun që sëmundja të përhapet edhe në Turqi, sidomos mes mungesës së madhe për ujë.

Në qytetin turk Osmanije gjithashtu varreza janë tejmbushur, ndërsa në Kahramankarash, që ishte më pranë epiqendrës së tërmetit, kaq shumë janë të vdekurit, sa sipas BBC-së, njerëzit edhe po improvizojnë arkëmorte duke përdorur dollapë e sirtarë. Për lëvizjen e trupave po përdoren tani kamionë frigoriferikë. Ekipet e shpëtimit njoftuan sot se kanë nxjerrë të gjalla nga rrënojat dy gra, të cilat kishin qenë të bllokuara për 122 orë.

Nga tërmetet e fuqishme të 6 shkurtit, numri i viktimave në Turqi dhe Siri ka arritur në mbi 24.150. Rreth 80.000 persona janë duke u trajtuar në spitale, ndërkaq 1.05 milion persona anë mbetur pa shtëpi.

Në Siri, sakaq, presidenti Bashar al Asad kreu vizitën e parë në zonat e prekura nga tërmeti. Siç raportoi media shtetërore siriane, ai së bashku me gruan e tij Asma, vizituan një spital në Alepo. Qeveria e tij ka miratuar ndihmën humanitare për gjithë linjën e frontit në luftën civile 12-vjeçare, një lëvizje kjo që mund të ndihmojë miliona njerëz që kanë nevojë urgjente për ndihmë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48380 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE