Çfarë i ka ndryshuar Angela Martinit perceptimin për jetën?

vovalbania February 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë i ka ndryshuar Angela Martinit perceptimin për jetën?

Supermodelja e njohur Angela Martini di gjithmonë si ta rrëmbejë vëmendjen e mediave ku dhe përgjatë muajve të fundit ka qenë shumë e përfolur lidhur me ngjarjen me bashkëshortin e saj, i cili prej kohësh ka pasur probleme me drejtësinë dhe madje, mediat e shtetit rumun raportuan urdhërin e arrestit ndërkombëtar. Dhe pas këtyre problemeve, Angela na dha lajmin e bukur se u bë mama me ndihmën e një nëne surrogate.

Ditën e sotme, bukuroshja ka ndarë me ne një fakt interesant për veten e saj, lidhur me çfarë i ka ndryshuar perceptimin e jetës dhe janë pikërisht filmat. Me anë të një Instastory, ajo na ka zbuluar disa prej tyre.

Jo vetëm janë filmat e mi të preferuar, por kanë ndryshuar perceptimin tim për jetën dhe realitetin.

Djali i modeles quhet Kyree Martini Savulescu dhe së fundmi jo vetëm në rrjete sociale, por bukuroshja ka vendosur dhe të rrëfehet në një intervistë për këtë lindje duke zbuluar dhe përgjigjen e pyetjes që nuk shkaktoi pak spekulime. E ftuar së fundmi në një intervistë për gazetën zviceriane “Blick”, Angela ka zbuluar se e mori vendimin për të lindur djalin e saj me një nënë surrogate për të patur mundësi të zgjedhin gjininë e fëmijës dhe për të parandaluar alergjitë, sëmundjet autoimune, riskun për kancer e shumë të tjera. Modelja bukuroshe gjithashtu u shpreh se do të donte ta zgjeronte familjen edhe më shumë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE