‘Durimin’ e Ronelës mund ta shihni në këtë video!

vovalbania February 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘Durimin’ e Ronelës mund ta shihni në këtë video!

Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.

E artistja sigurohet që të qëndrojë sa më afër ndjekësve të saj dhe me aktivitetin në rrjete sociale dhe postime shpeshherë dhe shumë ‘funny’. Ashtu ka qenë dhe më i fundit ku me anë të një video teksa tregon flokët e saj, një fije shumë e hollë që i qëndron lart e ka krahasuar me durimin e saj.

Epo, mos luani shumë me durimin e Ronelës…

Duket se artistja nuk ka aspak kohë të pushojë edhe pse ky vit sapo ka nisur dhe këtë e ka treguar jo vetëm duke paralajmëruar se do të sjellë këngë të reja por dhe me angazhimin me koncerte. Jo vetëm në vendin tonë, por e ftuar si pjesëmarrëse e Eurovision-it, bukuroshja i ka falur publikut spanjoll një super performancë duke na treguar se jo vetëm në Shqipëri por Ronela mbetet një divë kudo që shkon.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48504 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE