Me çorape të grisura në xhami, fotot e Princit Charles III bëjnë xhiron e rrjetit!

vovalbania February 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Me çorape të grisura në xhami, fotot e Princit Charles III bëjnë xhiron e rrjetit!

Së fundmi princi Charles III është fotografuar gjatë një vizite në një xhami në zonën e Brick Lane, në lindje të Londrës. Ato që tërhoqën vëmendjen ishin corapët e 73-vjeçarit, të cilat ishin të grisura. Sovrani, i cili i hoqi këpucët sapo hyri në xhami siç e kërkon dhe besimi nuk mundi dot të fshihte vrimën që ishte bërë tek corapet e tij.

Ky episod, i treguar me shumë foto nga mediat në vend, nuk ndikoi në asnjë mënyrë në vizitën e mbretit i cili do të kurorëzohet më 6 maj dhe të bashkëshortes së tij, Camilla në komunitetin bangladesh që ndodhet në Londër.

“Kurorëzimi i Madhërisë së Tij dhe Camilla do të bëhet në Westminster Abbey të shtunën më 6 maj 2023. Ceremonia do të kryhet nga Kryepeshkopi i Canterbury-t. Ceremonia do të pasqyrojë rolin e monarkut dhe vizionin e tij për të ardhmen, duke u rrënjosur në traditat e vjetra”, thuhet në deklaratën e pallatit. Nuk është konfirmuar se cilën kurorë Camilla do të mbajë në ceremoni, por Mbreti Charles III thuhet se do të mbajë kurorën e Shën Eduardit.

Rikujtojmë se kartëmonedha e re 5 dollarëshe e Australisë nuk do të shfaqë mbretin Charles III të Britanisë, por një dizajn të ri që nderon kulturën dhe historinë e australianëve të parë. Dizajni do të zëvendësojë portretin e Mbretëreshës Elizabeth II. Ky vendim u mor pas konsultimit me qeverinë australiane. Banka do të konsultohet me First Australians në hartimin e kartëmonedhës 5 dollarëshe, e cila mund të marrë disa vite për t’u emetuar.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48448 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE