Protesta e opozitës, Berisha: Nisim sot revolucionin demokratik

vovalbania February 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Protesta e opozitës, Berisha: Nisim sot revolucionin demokratik

Nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit, ndërsa mori fjalën në protestë, Sali Berisha tha se nga nis revolucionin demokratik.

“Të nderuar të pranishëm në këtë cunam popullor të revolucionit demokratik. Shqiptarë dhe shqiptare, kudo që jeni, që keni pritur me padurim këtë ditë, ditën e madhe të siparit të revolucionit demokratik, të përmbysjes së monizmit të dytë në Shqipëri. Një përshëndetje vëllazërore kudo që ndodheni!

Miqtë e mi, do e nis fjalën time me një shprehje të të famshmit, Xhorxh Oruell, i cili shkruan se është akt revolucionar të thuash të vërtetën në kohë gënjeshtre.

Ndaj dhe sot, ditën e siparit të revolucionit tonë demokratik, për përmbysjen e monizmit dhe fitores së demokracisë, do themi të vërtetat tona. Qëllimi më themelor i këtij revolucioni që nis sot është të mbrojmë të vërtetat, por edhe të bëjmë çdo sakrificë që ato të triumfojnë. Rroftë fitorja!” u shpreh Berisha.

Duke e cilësuar Ramën si kryeministrin më të korruptuar në Europë ai tha se zëri i opozitës po dëgjohet në mbarë botën, pavarësisht përpjekjeve për ta heshtur atë.

“Opozita tregoi se Rama është kryeministri më i korruptuar në Europë, është narkokrati që duke vjedhur votën, buxhetin e pasurinë publike të shqiptarëve është shndërruar në shpresëvrasësin më të madh ën Europë dhe një nga 3 shpresëvrasësit më të mëdhenj në Europë. Baltën që hodhi Rama mbi opozitën për ta heshtur atë, të gjithë i mbajnë mend masat kundër popullit opozitar për të mos protestuar atë ditë, pazari që organizoi për të mos dëgjuar zërin tonë, ai mori turpin, por zëri ynë dëgjohet në gjithë botën. E vërteta nuk mbulohet dot, por triumfon. Sot mediat e botës po flasin të vërtetën e opozitës”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE