Vëllai i Madh ka vendosur t’ju japë banorëve një informacion nga jashtë, por për çfarë bëhet fjalë?

vovalbania February 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vëllai i Madh ka vendosur t’ju japë banorëve një informacion nga jashtë, por për çfarë bëhet fjalë?

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Vetëm pak më parë ka nisur ‘Prime-i’ i mbrëmjes së sotme dhe menjëherë Arbana ka dhënë lajmërimin për një vendim të rëndësishëm që Vëllai i Madh ka marrë në lidhje me banorët dhe informacionet nga jashtë. Tërmeti që ndodhi në Turqi dhe Siri, ku deri më tani ka arritur në 25000 viktima ka tronditur mbarë botën. E për këtë fondacioni Fundjavë Ndryshe dhe Top Channel do të bëjnë një donacion për të prekurit nga ky tërmet. Për këtë do të marrë pjesë edhe “BBV” dhe Vëllai i Madh ka vendosur që këtë informacion ta ndajë edhe me banorë, duke u treguar edhe disa pamje të vendngjarjes.

Vetëm pak më parë teksa disa nga banorët kanë qenë të ulur në tavolinën e ngrënies duke konsumuar ushqim, Valbona ka kaluar aty dhe padashje ka çarë këmbën dhe të gjithë kanë shkuar drejt saj për ta ndihmuar dhe për t’i dhënë ndihmën e shpejtë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48164 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE