Angelina Jolie apelon për donacione në Turqi e Siri pas tërmetit me mbi 29 mijë viktima!

vovalbania February 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Angelina Jolie apelon për donacione në Turqi e Siri pas tërmetit me mbi 29 mijë viktima!

Aktorja e famshme amerikane, Angelina Jolie, vazhdimisht e përfshirë në përpjekjet humanitare apeloi për donacione për Turqinë dhe Sirinë. Kjo pas tërmetit shkatërrimtar të së hënës së kaluar, nga i cili kanë humbur jetën mbi 29 mijë persona, shumica në territorin turk. Më tepër se 80 mijë vetë u lënduan. Bilanci pritet të rëndohet.

Zemra ime është me popujt e Sirisë dhe të Turqisë. Eshtë e vështirë të kuptosh dhimbjen e paimagjinueshme që kaq shumë familje po e përjetojnë në këtë kohë.

Jolie informoi se ka bërë donacion e shpreson që edhe të tjerët të japin gjithashtu, duke ndjekur shembullin e saj.

Emiratet e Bashkuara Arabe nxituan të shkojnë në ndihmë të Turqisë e Sirisë. Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan urdhëroi  ngritjen e një spitali fushor, krahas dërgimit të një ekipi kërkim-shpëtimi për njerëzit e prekur nga tërmeti në shtetin turk.

Po ashtu, urdhëroi dërgimin e një ekipi kërkim-shpëtimi dhe ofrimin e ndihmave urgjente për të prekurit nga tërmeti në Republikën Arabe të Sirisë, për të lehtësuar familjet në zonat më të goditura.

Emiratet e Bashkuara Arabe dërguan pesë avionë me furnizime në Turqi dhe Siri, duke e çuar në 27 totalin e deritanishëm të tyre, në kuadër të operacionit “Gallant Knight”. Aty u transportuan ushqime, ilaçe e tenda.  Për më tepër, po punohet në përgatitjen e spitalit të lëvizshëm fushor në qytetin Islahiye në Turqi, për të pritur e trajtuar të lënduarit.

Emiratet e Bashkuara Arabe po ngrejnë edhe një urë ajrore me Qytetin Ndërkombëtar Humanitar, për të transportuar ndihma urgjente, pajisje mjekësore e pajisje për të mbështetur përpjekjet e ndihmës në terren dhe aktivitetet e kërkim-shpëtimit në të dy vendet.

Ndërkaq, dërgesat e para ishin batanije termike e tenda për familjet nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, UNHCR, e ndjekur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH dhe Programi Botëror i Ushqimit, WFP.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45329 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE