Dëgjoni sonte “Selected By” me muzikën më të mirë të përzgjedhur nga Dj Vini!

vovalbania February 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Selected By” këtë të dielë do të jetë special nën kujdesin e Dj Vini!

E diela është dita perfekte për të rikuperuar energjitë e humbura gjatë javës në punë, shkollë apo dhe prej komunikimit me shumë njerëz. Sidoqoftë, Top Albania Radio ju vjen gjithmonë në ndihmë çdo të dielë në orën 20:00, me një maratonë dy orëshe me muzikën më të mirë që mund të dëgjoni.

Ngrini volumin radios dhe shijoni ritmet e mrekullueshme që do të sjellë Dj jonë. Sigurisht nuk do të mungojnë këngë shumë të veçanta, që dyshojmë t’i keni dëgjuar ndonjëherë dhe hitet më të mëdha që na kanë shoqëruar të gjithëve ndër vite…

Tani keni mundësinë që ta dëgjoni dhe ta keni me vete kudo Top Albania Radio, si është e mundur do të thoni? Mjafton që në telefonin tuaj të shkarkoni aplikacionin “Top Albania Radio & Podcasts”.

Mos harroni! Në orën 20:00.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45347 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE